Edi Rama, monumenti I Sharlatizmit Jakup B. GJOÇA

 

12 tetori I 2015 dhe 12 tetori I 2016, si date kalendarike, kanë të përbashkët, përmbytjet në Shqipëri, nga shirat e stinës. Para një viti, u përmbyt Jugu I Shqipërisë, ndërsa dje, veç zonave të tjera, u përmbyt Laçi!

Por, jo rastësi, ndodhi, që edhe në, më 12 tetor 2015, edhe në 12 tetor 2016, ndërsa mijëra banorë shqiptarë humbën edhe pasurinë nga përmbytjet, disa prejt tyrehumbën edhe jetën,  kryeministri Edi Rama, krihet në ekranin e Televizioneve, duke folur për probleme të tjera, veç për përmbytjen,  për mundësitë e ndihmesës që duhet të japë shteti shtetasve të vet,  nuk tha asnjë fjalë. As në 12 tetor 2015, as dje, në 12 tetor 2016.

Që kryeministri Edi Rama, është kaq I papërgjegjshëm, që injoron në mënyrë të drejtpërdrejtë qytetarët, kjo nuk është diçka që ndodh për herë të parë…

Por, ajo, që vret më shumë, në sjelljen, në komunikimin  e kryeministrit Edi Rama me qytetarët, është se, sa më shumë kohë kalon në pushtetin e kryeministrit, kaq më shumë I shtohet edhe doza e SHARLATIZMIT.

Konkretisht, dje!

Kryeministri tashmë, sa më shumë afron edhe finishi I mbarimit të mandatit, e ka të përdishme daljen në ekranet e televizioneve, duke I PUSHTUAR me orë të tëra, me fjalimet e tij!

Kryeministri Edi Rama, a ka punë tjetër shtetërore për të kryer, SI KRYEMINISTËR, përveç fjalimeve të përditshme? Kry kryeminsitër, Edi Rama, mos vallë kujton, se mund të qeverisë Shqipërinë dhe shqiptarët, vetëm duke mbajtur fjalime të pafund, përditë?

Shqiptarët  varfërohen përditë,  ndërkohë dhe në kontrakst me këtë realitet, kryeministri Rama përditë përsërit “sukseset”, e qeverisë së tij.

A nuk është sharlatizëm, kjo sjellje e kryeministrit Rama, që tallet haptazi me shqiptarët, duke mos respektuar as vuajtjen e varfërisë së popullit të vet?

Mijëra të papunë I shtohen listës së gjatë, saqë 200.000  shqiptarë u bënë azilkërkues ekonomikë në 2015-2016 nëpër Europë,   ndërkohë që kryeministri Edi Rama, përsërit përditë, që janë hapur me qindra mijëra vende të reja pune,  thua se është në 24 qershor 2013!

A nuk është sharlatizëm, kjo sjellje e kryeministrit Rama, që tallet haptazi me shqiptarët, duke u vrarë shqiptarëve edhe shpresën për një ditë më të mirë në Atdhe?

Krimi në Shqipëri ka marë përmasa të këtilla, saqë përditë ekzekutohen nëpër rrugë, nëpër kafene njerëz, thua se Shqipëria është Kabuli dhe Bagdati I Europës,  ndërsa kryeministri Rama përditë tallet me shqiptarët, duke u mburrur se qeveria e tij ka vendosur rend dhe qetësi publike.

A nuk është sharlatizëm, kjo sjellje e kryeministrit Rama, që tallet haptazi me shqiptarët, duke mos respektuar as frikën për Jetën e  popullit të vet?

Sidomos këtë vit, në Shqipëri, në të gjithë sipërfaqen, që nga Konispoli dhe deri në Vermosh, janë mbjellë hashash, në numër bime më shumë sesa edhe bimët e grurit dhe të misrit së marra së bashku, (kur në Maqedoni, Mal të Zi, në Kosovë, në Serbi, çuditërisht, nuk mbillet), ndërkohë që kryeministri Edi Rama tallet nga shqiptarët, teksa përsërit përditë, që në …2013 (dmth në Kohën e Qeverisë së shkuar) mbilleshin dhjetra herë më shumë hashash, se në qeverisjen e tij, dhe kjo përbën … “suksesin” e qeverisjes së tij!!!

A nuk është sharlatizëm, kjo sjellje e kryeministrit Rama, që tallet haptazi me shqiptarët, duke fshehur arsyen e vërtetë të HASHASHIZMIT të Shqipërisë, e cila është bashkëpunimi I pushtetarëve me krimin dhe varfëria ekstreme e popullit,   duke e imponuar shqiptarin, që burimin e mbijetesës ta kërkojë te kultivimi I Hashashit?

Kryeministri Edi Rama, një vit pasi u zgjodh kryeministër, ndërtoi në Surrel vilën e tij me vlerë mbi 10 milionë euro, ndërkohë, që  tani, si kryeministër tallet haptazi me shqiptarët, duke u predikuar për reformë në drejtësi, me VETTINGUN ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, pa dhënë më parë shpjegim, ku I gjeti ai vetë, I pari, 10 milionë euro që ndërtoi sarajet në Surel!!!

Ja, pra, që çdo ditë më tepër që konsumon Edi Rama si kryeministër, në vend që të mirëqeverisë Shqipërinë, të konkretizojë premtimet që u dha shqiptarëve në 2013, përkundrazi, përditë ai vetë madhështon me sjelljen, me fjalimet hipokrite MONUMENTIN E SHARLATIZMIT!!!

Kryeministri Edi Rama, dje, më 12 tetor 2016, në vend që të ndodhej në zonat e përmbytjet, psh, në Laç, qëllimisht, zgjodhi  Manëzin e Durrësit, ku organizoi edhe një takim me …socialistët, thua se Shqipëria është në ditët e zgjedhjeve parlamentare!!!

Që këtu, duket sesa sharlatan katandiset kryeministri Edi Rama!

Por, sharlatizmi I kryeministrit Rama shpaloset për së gjëri dhe së gjati, në tërë “madhështinë”, sidomos në fjalorin që përdor kryeministri me folësit, qoftë këta edhe votuesit e tij, qoftë këta edhe ata anëtarët e Partisë së tij, që e votuan Edi Ramën, në referendumin (qitapi I Sharlatizmit) e Partisë për kryetarin e Partisë!!!

Edi Rama, ngaqë nuk është mësuar të japë llogari për keqqeverisjen, ngaqë nuk është mësuar KURRË që dikush ta kritikojë në sy, ngaqë GJITHMONË, imopnon të gjithë, që vetëm ta dëgjojnë dhe miratojnë gojëkyçur, (karakteri I Sharlatanit) me atë mënyrën e tij të arrogancës, prototencës ( Gjuha e Sharlatanit),  kryeministri Rama, u thotë folësve dhe dëgjuesve të tij “ Ulu, mos e zgjat”, “ Mos më ndërprit më”.

Më gjeni një tjetër rast, kur një LIDER I zgjedhur me votë, të sillet kështu me qytetarët, me shtetarët, me zgjedhësit e vet, dhe të ketë mbijetuar në PUSHTET, sikurse sillet kryeministri Edi Rama?

Dhe, nëse tjetri, është kaq I “pabindur” ndaj arrogancës dhe prototencës së kryeministrit, menjëherë GARDA KOMBËTARE, ndërhyn dhe e flak për leckash qytetarin e mjerë, për t’I siguruar kryeministrit “ rendin” dhe  “qetësinë” për të manifestuar deri në fund, në tërë madhështinë e tij,  SHARLATIZMIN moral, etik, intelektual, kulturor, politik!!!

Ja, pse, kryeministri Edi Rama, ka sjelljen publike sikurse Donald Tramp, ndërkohë, që si Sharlatan, që është,  përpiqet të makiazhohet me maskën e Klintonit!!!

Por, sharlatizmi I kryeministrit Edi Rama, është edhe në përmbatje, edhe në formë!

Këto ditë, kryeministri Edi Rama shfaqet në publik edhe me rroba, të cilat (JO RASTËSISHT) mbajnë edhe flamurin e shtetit Italian!!!

Sado të jetë një Lider, qoftë ky demokrat, apo edhe diktator, asnjëherë nuk ka ndodhur në Historinë e Njerëzimit, që publikisht, të mbartë në rrobat e tij, flamurin e një shteti tjetër!

Kjo nuk ka ndodhur kurrë, me asnjë kryeministër, president, të asnjë vendi të Botës.

Kryeministri Edi Rama, ka disa ditë, që publikisht del me flamurin e Italisë në xhupin dhe në leckat e tjera që ai vesh në trupin e tij!!!

Unë, do të përsërit, pyetjen publike që bëri dje, Prof. Zamira Çavo, analiste, e cila, për hir të vërtetës, e ka mbështetur fuqishëm kryeministrin Edi Rama, sepse ka besuar te politika e tij, ndërsa tani, ndoshta ndihet e zhgënjyer, si të gjithë shqiptarët, jo aq nga dështimet qeveritare të kryeministrit Edi Rama, por më shumë, dhe kjo ËSHTË E PAPRANUESHME, zhgënjimi më I madh ndaj kryeministrit Edi Rama është, pikërisht, nga SHARLATIZMI I tij moral, etik, intelektual, kulturor, politik!!!

Së fundi, kur sëmundja e sharlatizmit  te kryeministri Edi Rama manifestohet kaq histerike publikisht, imagjinoni, qeverinë dhe Partinë Socialiste, që ai udhëheq, si janë katandisur!!! Kush nga ministrat, kush nga socialistët e mjerë,  mund të guxojë, edhe nëse mundet, ta kritikojë, ta kundërshtojë Edi Ramës, derisa karriera e gjithësecilit prej  tyre politike është xhaketë e varur në garderobën e sharlatizmit të Edi Ramës?

 

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*