Edi Rama, mos pyet per Presidentin Trump kur ke Mbretin Elvis! Nga Arian Galdini

Inaugurimi i Presidentit te 45 te SHBA, nuk perben lajm per Edi Ramen. Tek e fundit, e kush eshte ky Trumpi? Cun tirone nuk eshte e as Cun Blloku. As nga ata cunat e tjere qe te kryejne pune ne terren nuk eshte. Eshte vetem President i SHBA. Ketu ne kete vendin tone te vockel, mbret eshte Elvisi. Jo Elvisi i Amerikes. Asgje e Amerikes nuk vlen ketu. Vetem Elvisi i Kavajes eshte punembaruar. Elvisi i Kavajes eshte mbreti qe te siguron fitoren e zgjedhjeve dhe zgrapjen e fondeve pa u ankuar askush. Elvisi i Kavajes ka shoqni, eshte fryme, model dhe te jep edhe fitoren e Referendumit ne Parti, edhe heshtjen e gojeshthurrurve ne Grup Parlamentar, edhe bashkepunimin e suksshem ne punet e kanabisit e te tjerave si keto, edhe akaparimin e zgjedhjeve, cfaredolloj zgjedhjesh qofshin. Presidenti i Amerikes nje foto a selfie mund te te jape apo fale. Ndersa Mbreti Elvis ti jep te gjitha. Mbretit Elvis duhet ti dedikohen edhe 140 shkronjat e twitterit, edhe statuset e facebookut, edhe deklaratat e zyres se shtypit, edhe Konferencat per Shtyp. Ndersa Presidentit te Amerikes, i duhet gjetur ana apo ‘taksia’ qe te siguron foton a selfien me te. Edhe per keto pune, Mbreti Elvis eshte njeriu i duhur per ta gjetur nje zgjidhje. Mbreti Elvis nuk eshte vetem Elvis Rroshi si person. Jane te gjithe ata si ai te cilet jane pushteti i vertete i Edi Rames. Te tille njerez si Elvisi, Edi Rama ka ngado neper Shqiperi por edhe jashte saj, madje edhe ne Amerike. Mbreti Elvis ka kohe qe ka mare porosine e nisur punen per te gjetur ‘shoferin e rradhes te taksise’ qe do ta coje Edi Ramen tek Presidenti i Amerikes. Prandaj Edi Rama hesht. Hesht sepse akoma nuk ka pergjigje dhe ende ka shprese. Sikur pergjigja ti vije pozitive, perseri Edi Rama do beje foto me Presidentin dhe do te vazhdoje qe syte dhe adhurimin ti mbaje per Mbretin. Nje pergjigje negative, do ta beje Edi Ramen qe te vazhdoje te kacavirret e shtrengohet me fort e me pazgjidhshmerisht pas Mbretit. Mbreti i Kavajes eshte Simboli i nje Epoke te re. Rilindja eshte nje sinkretizem formash qeverisese, kur Kryeministri eshte lart e Mbreti punon poshte. Kryeministri i ben hosana Mbretit dhe Mbreti i kryen pune Kryeministrit. Ne te tilla Epoka, ne te tilla rregjime sinretike kur Monarkia e Krimit bashkohet me Kryeministrizmin e Lolos, cdo President a Kryeminister i Botes se Jashtme, eshte vetem objekt fotosh dhe selfiesh. Rregjimi sinkretik apo Rilindja, sikurse e njohim ne prej qershorit 2013, nuk ka asnje ide, projekt, qellimesi, vizion qe te mund te ndertoje marredhenie e partneritete strategjike me vende te tjera e me Lideret e tyre normale. Kryeministri i Rilindjes qe ka Mbret Elvisin, ndihet mire vetem ne Klubin e te Singjashmeve te Ballkanit. Aty ai lodron, ngazellehet, kacagjeloset, perdoret, perdor, e keshtu me rradhe. Cdo Lider tjeter, jashte Klubit te Ballkanit, eshte vetem objekt fotosh dhe selfiesh. Asgje me shume se kaq. Ndryshon puna tek rasti i Turqise kur Fatihu i atjeshem, e ben Edi Ramen te ndihet teresisht sivella. Me Greqine e trimeron sivellau, por i sherben edhe si zengritje per te mahnitur Elviset, mbreter te lagjeve, fshatrave e qyteteve te Shqiperise. Cuditerisht, cifligarizimi me force e dhune, krim e kanabis, i fshatrave, lagjeve e qyteteve te Shqiperise, i ka bere keta Elviser, te ndihen pronare e me tej akoma edhe ‘Patriote te Medhenj’. Mbreti Elvis ne cdo qytet e cep te vendit tone, po shton pronat, pasurite, zaptimin, zoterimin edhe te jeteve, fateve, puneve dhe votave tona, kesisoj edhe eshte Patriotizuar. Ndodh. Monarkite jane Patriotike ne pergjithesi edhe ne vende normale. Nuk mund ti shpetoje ketij iluzioni as Rregjimi yne sinkretik. Mbreti Elvis perdhunon, vret e pret, vjedh, grabit, plackit, shet e ble vota, jep e mer koncensione dhe 3P, por fakti qe ai ndihet pronari yne, e ben te ndihet ne te drejten e Zotit per te qene edhe Patriot. Tek Patriotizmi i Mbretit Elvis, mund ta gjeje strehen edhe Kryeministri Edi Rama. Po nuk gjeti ‘shofer taksie’ qe ta coje tek Presidenti Trump, do beje fortese, shtepine patriotike te Mbretit Elvis. Madje, te gjithe kete do e beje edhe ne emer te vlerave te lirise. Nje President Amerikan qe nuk pranon ti jape a fale nje foto a selfie nje shoferi taksie me gjithe bashkeshorte ne Amerike, eshte rrezik per paqen globale dhe lirite e dinjitetin njerezor. Nese Presidenti Trump, nuk u pergjigjet pozitivisht ‘elviseve’ qe po punojne ne Amerike per ti siguruar Edi Rames foton a selfien e shumedeshiruar, mos u cudisni kur te shihni Kryeministrin dhe Mbretin e Shqiperise, ne marshim lirie e per te drejtat civile, ne Bulevardin e Kavajes. Arian Galdini Tirane me, 22 janar 2017

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*