Edi Rama ndihmon Ilir Meten te behet force e dyte. Nga Zef BUSHATI

Nuk mendoj se Rama e ben me vetedije, nuk mendoj se ka ndertuar nje strategji, por objektivi i tij i dukshem qe ka, per ta shkaterruar LSI, ka funksionuar ne favor te Ilir Metes. Populli thote: “Pema qe ka kokrra gjuhet me gure”. Kete thenie Rama duket nuk e di. I u versul Metes dhe LSI duke demostruar pa deshiren e tij pikerisht faktin se Meta eshte “peme e madhe me kokrra shume”.

Sulmet e Edi Rames kunder Ilir Metes zgjuan interesin e kundershtareve te tij. Shume prej atyre qe nuk e duan Edi Ramen u binden se pikerisht Ilir Meta mund te jete personi i duhur per te rrezuar Edi Ramen nga Qeveria dhe per ta kaluar ne opozite. Per inat te Edi Rames kundershtaret e tij shkuan te flejne me Ilir Meten.

Cfare po ndodh ?

Meta po rritet me shpejtesi duke i u afruar ambicjes se tij per te zene vendin e dyte mbas PS. Po pse ? Mendoj se Meta e di qe Rama do dale ne vendin e pare por pa i bere 71 deputete. Ai e di qe Rama do i drejtohet Bashes per koalicion. Por tek PD fuqine nuk e ka Basha por Berisha per te marre vendime. Berisha nuk do pranoje qe PD te hyje ne koalicion mbas zgjedhjeve me PS. Ky eshte nje vendim i marre tashme dhe kjo duket nga deklaratat e diteve te fundit te Bashes qe ” kurre nuk do kete koalicion te PD me PS.” Meta eshte me eksperiece. Ai e ka ruajtur me kujdes miqesine me Berishen edhe ne ditet kur dukej se Berisha ” mori fund ” Kjo marredhenie miqsore e xhentelmeneve te politikes i jep sigurine Metes qe koalicioni mbas zgjedhjeve do jete LSI dhe PD.

Tani te ndalemi pak te ky moment delikat.

Koalicion LSI me PD, apo PD dhe LSI ? Duket sikur eshte njesoj por ne realitet nuk eshte. Nese LSI del force e dyte dhe deshtojne perpjekjet e Edi Rames per te ndertuar kabinetin Qeveritar atehere simbas Kushtetutes eshte LSI qe cakton Kryeministrin dhe nis negociatat me PD, PDIU dhe LIBRA. Por nese del PD force e dyte atehere Basha si Kryeminister nis negociatat. Pra,.. pervec PS qe kerkon vendin e pare ka dhe nje gare mes LSI dhe PD per vendin e dyte. Per kete vend te dyte Rama duket qartazi me ose pa vullnetin e tij qe po ndihmon Ilir Meten. Mbas 25 Qeshorit enigmat do zberthehen dhe pikepyetjet do marrin pergjigje.

Ne kete beteje te madhe Partia Aleanca Demokristiane lufton per mbijetese politike. Demokristianet duhet te na mbeshtesin fort qe Filozofia Politike e Demokracise Kristiane te mbetet si nje alternative shpresedhenese ne Politiken Shqiptare.

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

1 Comment

  1. Po ky cami i qelbet pa shtylle kurrizore eshte kush ti dale perpara do behet me ta .Cam e cifut 108 m larg nuk thone kot ,ky eshte mesuar gjithe jeten me vjedh ligavec

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*