Edi Rama, vizat, kanceri dhe zgjidhja më e thjeshtë. Nga Arben SKËNDERI

Shtatë vjet më parë, teksa BE hiqte vizat për shqiptarët, mediat vendase dhe të huaja parashikuan ikje masive nga Shqipëria. Për çudinë e të gjithëve, ikjet ishin pothuaj zero. Kush pati të afërm jashtë, vajti i takoi e u kthye. Kush pati dëshirë të vizitojë vende për qejf, për punë, për shkollë, vajti, pa e u kthye. Kjo sjellje nuk kaloi pa u vënë re edhe nga kancelaritë në Perëndim që e përshëndetën fuqishëm këtë sjellje…

… Në vitin 2015 shqiparët renditeshin të dytët pas sirianëve në luftë civile, në listën e azilkërkuesve në Gjermani. Dhjetra mijë bashkatdhetarë lanë masivisht shtëpitë, punët, e mbi të gjitha shpresat!

Çfarë ndodhi në 4-5 vite?

Kushtet e lëvizjes jashtë vendit? Jo! Po të njejta qenë. Madje në 2011 -tën potencialisht kishte shumë më tepër kuptim largimi masiv, pas viteve e viteve pritjeje. Thjesht ndryshoi qeverisja. Po ashtu edhe kahu i ekonomisë dhe gjithçkaje tjetër. E mbi të gjitha, Edi Rama nisi vrasjen sistematike të shpresës.

Ikën se këtu po bëhej shtet? Po si mund të ikin dhjetra mijë  njerëz , nga sikleti që po bëhet shtet, në një shtet që është bërë i tillë që kur s’mbahet mend? Për ironi, ata që ikën dhe ikin, pikërisht nga mungesa e shtetit ikin. Nga pasiguria, padrejtësia, arbitrariteti, mungesa e vizionit, mosfunksionimi i institucioneve, korrupsioni e të tjera.

Nëse pak kohë më parë u diskutua rikthimi i vizave me Hollandën, më pas edhe me Francën, këto zëra u shuajtën nga deklarata e një funksionari të lartë të BE. Por ajo që mbetet është fakti që edhe sot e kësaj dite, “centrifuga” vazhdon. Mjafton interesi maksimal për të aplikuar për llotarinë kombëtare dhe sondazhi i GALLUP që nxjerr se 56% prej nesh duan të ikin, pa e kthyer kokën pas….

E gjithë kjo “vepër” e ka një autor: EDI RAMA. Edhe për shkak të natyrës narçiziste, ky “autor” vdes ta manifestojë se ai është tek gjithçka dhe ka pushtet mbi gjithçka. Keqqeverisja, falimentimi i vendit dhe vrasja e shpresës janë “kryevepra” kiminale vetëm të tijat, që si pasoj kanë sjellë edhe eksodin masiv, thuaj të barabartë me një popullsi në luftë civile si sirianët. Meqë ai vetë e ka patur dikur shumë qejf metaforën e kancerit dhe e përdorte dendur për vendin tonë, po e shpjegoj me të njejtën rrugë: Një gji me kancer nuk shërohet me silikon e operacion plastik, por duke i hequr në rradhë të parë masën e sëmurë. …sa jemi në kohë, se po vazhduan metastazat e tij të dalin nga kontrolli, përfundimisht vendi vdes!

 

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*