Elvi Fundon e goditi Edi Rama. EDITORIAL

Drejtuesin e njërit prej mediave online, Elvi Fundo, e goditën fizikisht. Kanë qenë dy dhunues, sipas vet gazetarit dhe policisë. Por gërgasi i vërtetë është as më shumë e as më pak, por kryeministri Edi Rama.

Ka që prej mesit të vitit 2014 që Edi Rama ka zbatuar me rreptësi çensurën në Shqipëri, duke vënë nën zap të gjithë televizionet pa përjashtim dhe një pjesë të konsiderueshme të shtypit të shkruar. Edi Rama edhe në retorikën e tij ka qenë agresiv e armiqsor ndaj mediave. Na kujtohet epiteti “kazan”, apo jo?

Dikë me kulaç e dikë me kërrbaç rilindja i futi të gjithë në një vathë dhe që të gjithë në unison bëjnë propagandën e qeverisë, nga mëngjesi në mbrëmje, që nga lidhjet direkte me fjalimet bajate të Ramës, Veliajt, Tahirit, Ahmetajt me shokë deri tek emisionet politike të orkestruara e aranxhuara më me stil, por me të njejtin skenar.

Atë që nuk e vë dot në zap as ai, siç nuk e vunë vendet ku kaloi “Pranvera Arabe” e të tjerë, është media online dhe rrjetet sociale. Sot për sot çdo shqiptar e ka mundësinë të shprehet, të japë e marrë informacion falë internetit. Këtë Rama nuk e kontrollon e për këtë arsye e ka sulmuar egër dhe e sulmon, duke përdorur këtu madje edhe deputetë të opozitës, siç qe propozimi i Majlinda Bregut për një ligj çensure për mediat online.

Nëse gjenerali këput një kokërr ushtria rrafshon gjithë vreshtin – thotë populli. Nëse kryeministri urren e sulmon me dhunë verbale e ligje fjalën e lirë, ç’mund t’u thuash dy a më shumë gangsterëve që godasin një gazetar?

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*