Eni Çobani; çfarë fsheh dalja e mbrëmshme në Opinion

Opinioni në Klan mbrëmë qe një déjà vu, Muaj më parë pohtuaj i njejti panel qe mbledhur për të diskutuar njëlloj si dje për një investigim të Stop -it. po në Klan. Edhe në atë emision ishte e ftuar Eni Çobani. Se si e qysh foli, kjo është e drejta e saj. Por çështje është :

PSE DOLI PIKËRISHT DJE ENI ÇOBANI NË NJË EMISION AQ TË NDJEKUR?

Sepse informacione ende të pakonfirmuara tregojnë se zonja po kandidon për Avokate të Popullit! Ky “nder” po i vjen nga opozita. Në CV e saj zonja Çobani ka theksuar për vete: “Është femra më e njohur shqiptare, dhe fama e saj arriti kulmin në vitin 2012-2013 gjatë emisionit “Shihemi Në Gjyq”. Ajo ka zgjidhur shumë çështje të cilat jo vetem ishin të vështira, por edhe shumë të lodhshme, dhe herë-herë të pazgjidhshme nga gjykatat shqiptare.

Pra më e zonja se gjykata kjo grua! Por në cv të saj , ku shkruhet “pasi përfundoi studimet e larta”, nuk saktësohet se ku dhe si. Nuk përmenden studimet në Universitetin e Trentos në Itali nga ku Eni Çobani është përjashtuar për falsifikim të notave. Për të njejtën gjë, në fakt, e akuzon edhe gazetari i mirënjohur gjirokastrit Telnis Skuqi, i cili në facebookun e tij shkruan; “Persa i takon videos, nuk ka asnje dyshim qe kete video e ka servirur Eni Cobani, e cila ajo ka shfrytezuar nje bisede miqesore midis gjyqtarit dhe vajzes (per arsyje etike nuk e publikoj emrin e saj).

Pra, përveç emisionit kur zgjidh çështje të vështira dhe shumë të lodhshme, kësaj juristeje, në këtë moment që po përgatitet zgjedhja e Avokatit të Popullit, iu desh edhe ky publicitet tek një tjetër emision shumë i ndjekur. Ashtu si foli mbrëmë, mesazhin atyre që duhet ua çoi. Të shohim kusurin

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*