Entuziazmi për Trump ka vënë në alarm kokat e mëdha të propagandës së rilindjes. EDITORIAL

Ka ca ditë që agjitpropi i rilindjes ka shtënë merak me entuziazmin që kanë dalluar mes shqiptarëve me rastin e marrjes së detyrës prej presidentit amerikan Donald Trump.

Mirë zarat e vegjël, por po duket se janë trazuar edhe kokat e mëdha, që kanë marrë kalemat e po shkruajnë. Ca mundohen të bëjnë shaka me naivitetin e atyre që gëzojnë në Shqipëri. Ca i venë emra ngazëllimit shqiptar, duke i gjetur në çdo rast një dozë të madhe budallallëku, foshnjërie e të tjera nga këto.

Po punë e madhe pse harboka nga qejfi shqiptari naiv. Pse prishin terezinë këta kokat e mëdha?

SEPSE RREZIKOJNË T’U VEJË PËR DHJAMË QENI PUNA E 3 VITEVE E GJYSMË ME RRADHË!!!

Entuziazmi shqiptar për fitoren e Trump është telash i madh për rilindjen. Me levat e propagandës ia dolën të trembin shqiptarët e njëkohësisht t’u vrasin çdo shpresë. Kur ia dolën, nisën ta sjellin për hunde sipas qejfit një popull të tërë.

Entuziazmi për Trump do të thotë shpresë. Shpresë do të thotë vrasje e frikës dhe reagim. Ndaj dhe, si hap të parë kokëmëdhenjë (dhe ata më të vegjël) po “habiten butësisht” me këtë “kalamanllëk”, me këtë entuziazëm “të pabazë” -sipas tyre. Kjo për të bërë me turp ata që gëzojnë e për të çkurajuar të tjerët që mos i qasen zjarrit të gëzimit të “atyre” , se dardha e ka bishtin mbrapa.

Në fakt JO! Këtij pushteti cinik , çnjerëzor e antishqiptar po i vdes baba, Xhorxh Soros, që është marionetisti i Edi Ramës. Dhe po e “vdes” Donald Trump. Kjo është shpresa dhe ky është motivi i entuziazmit. Jo se Trump do bëjë magji në Shqipëri. Por do këpusë kokën e oktapodit që fuqishëm tentakulat thellë në Shqipëri, duke hapur mundësi për ndryshim. Pallavrat se “o-huuu! Sa t’i vijë rradha Shqipërisë” janë po ashtu agjitprop i stilit të kasketave të vjetra. Trump e ka marrë seriozisht dhe nuk ka kohë për të humbur. As ne, në fakt!

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*