Enveri dhe Mao tek ligji i Ramës për dekriminalizimin. Po e përdor për shantazh. Nga Flamur TAJARI

Së pari Ligji i Dekriminalizimit është komunist. Së dyti, Rama po e përdor qartas dhe pastër për shantazh.

PSE ËSHTË KOMUNIST?

Madje enverist, maoist, kimjongunist….! “Enveri” të detyron të bësh një deklaratë për veten nëse je dënuar apo jo. Rreshton një sërë veprash për të cilat ti duhet të përgjigjesh. Ndalojmë pak këtu:

Për të gjithë subjektet që prek ligji bëhet verifikimi nga Departamenti i Administratës Publike. Nëse ligji i jep detyrë dhe të drejtë DAP të verifikojë figurën e çdo punonjësi të kësaj administrate, çdo gjë është në rregull parimisht dhe në doktrinë. Por enverizmi qëndron në faktin që TI duhet të bësh deklaratën, deklarata jote verifikohet dhe, nëse nuk ke qenë 100% i sinqertë…dënohesh me burg!! Ndodhte në kohën e Enverit që po të gënjeje partinë të përfundoje në burg, ndodhte në Kinën e Maos, ndodh në Korenë e Veriut, por në një vend që pretendon se është europian, ky është një kurth lejfenist.

Por vazhdojmë më tej, se ka të tjera gallata ky ligj. Në formular rreshtohen një varg veprash penale. Nëse ti nuk ke kryer asnjë nga këto, nuk e shënon. Nëse ti ke marrë një masë a një dënim që nuk përfshihet në formular, nuk ke alternativë ku ta shënosh. Ama pikërisht për këtë arsye….ti rrezikon burgun! Sepse “ke gënjyer”!!!

Vazhdon Enveri!

Ti e ke të drejtën ta ankimosh në gjyq faktin se vepra jote nuk përshkruhet në formular. Por para se ta bësh këtë….duhet të ikësh nga puna!! Parimi bazë i jursprudencës, prezumimi i pafajësisë, as që ekziston. Njëlloj si në kohën e Enverit, po të të merrte polici, ishte pa diskutim i keqi.

Pa vazhduar më tej me këtë paloligj, i cili shumë shpejt do të çohet në gjykatë Kushtetuese për gjykim, le të shohim se si po i shërben pushtetit.

Në kushtet e një totalitarizmi gjithnjë e në konsolidim, Edi Rama ka sot dosjet e gjithë administratës, deputetëve, gjyqtarëve e kujt t’i dojë qejfi. Goditja e Dashamir Tahirit , deputet tashmë jo i pushtetit, Selamit të LSI – së në këmbim të një karte të djegur me kohë si Roshi i Kavajës është prova. Në Kuvend ka të tjerë deputetë që i druhen dosjes së tyre. Edhe tek opozita. Në administratë ka sa të duash. “Dekriminalizimi” i mban nën sundë. Nuk e luajnë kollaj bishtin sepse e dinë ç’i pret. Burgu në rastin më normal.

Edhe sikur ky ligj të jetë një e mirë e madhe publike, duhet rikthyer për të hequr enverizmin dhe maoizmin prej tij, jo më që është ndërtuar kastile mbrapsh, për të futur në telash këdo që pushteti ka në shënjestër,

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*