Erion Velia rrezikon të marrë çmimin Nobel! Ja se si i ka shembur me përralla të huajt! Prej Koli NOZIT

Në ka një çmim Nobel për gënjeshtrën, ai pamëdyshje i takon vetëm Erion Veliajt! Ka nga ne që gënjejnë gruan, shefin, prindërit, mësuesit. Ka të tjerë , si Rama, Meta, Basha e Berisha që gënjejnë popullin, por sërish këtu brenda përbrenda mbetet.

Por me përmasa ndërkombëtare, vetëm Lali mund të konsiderohet si i paaritshëm në garën për një çmim të tillë. Sot ka qenë në një forum të OSBE – së dhe për nja njëçerek ore i ka kërrdisur me rrena.

Një nga ato që të bën të dhitesh gazit është që u ka treguar të huajve se tani ka hapur Pazarin e Ri , ku ka ndaluar makinat dhe po sheh rezultatet e para!! A thua se Pazari i Ri ishte Unaza e Romës ku qarkullojnë mijëra makina në ditë! Pa makina ka qenë ajo zonë edhe më herët. Ndërkohë që përbri , pra tek rruga Qemal Stafa dhe nga ana tjetër tek Hoxha Tahsin kalon gjithë ai fluks, i cili si me pazar hapur, si mbyllur, as ka ndryshuar dhe as ka shans të ndryshojë.

Po prit , se më e bukura nuk ka ardhur akoma! KryeLali u ka thënë të huajve se ka investuar në parqe dhe se ka ulur 15% ndotjen e ajrit në Tiranë!!! Kush jeton tek 21 -shi, rruga e Kavajës, rruga e Durrësit, në qendër, në Unazë e ka në hundë pluhurin dhe tymin e makinave, që është shtuar për shkak të punimeve në shesh dhe stresimin e trafikut për shkak të mbylljes së ca rrugëve e devijimeve. Investimet në parqe – nëse ju kujtohet – kanë qenë në beton. Tek pylli i liqenit artificial u hodh beton për të ndërtuar atë gjoja park lodrash.

Hë pra, a nuk duhet një Nobel për këtë djalë që i la gojëhapur ndërkombëtarët?

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

1 Comment

  1. Gjigand jeni perzotin lali te rre diten per diell ,rrenacak kucove ky milet keshtu e do mire e bo ka gjet

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*