Është Akt tradhëtie heshtja e kryeministrit Rama, ndaj arrestimit të Ramush Haredinaj në Francë Jakup B. GJOÇA

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama vahzdon të heshtë edhe pas 2 ditësh, pasi është arrestuar në Francë, nga policia e Francës Ramush Haredinaj, sipas një urdhërarrestimi të Serbisë të vitit 2004.
Ramush Haredinaj arrestohet në 4 janar 2017nga Franca për llogari të Serbisë, me akuzën e “Krimeve të Luftës ndaj Serbisë”, si kryetar i UÇK-së!!! Dhe, ÇUDITËRISHT kryeministri I Shqipërisë Edi Rama hesht dhe nuk proteston kundër Francës, për arrestimin e paligjshëm dhe flagrant kundër Ramush Haredinaj.
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama duhej të protestonte kundër Francës, për arrestimin e Ramush Haredinaj, sepse Gjykata E Hagës i ka dhënë PAFAJËSINË Ramush Haredinaj për këtë akuzë!
Pra, Franca, si anëtare e BE dhe vend Demokratik, që e njëh dhe e respekton Gjykatën e Hagës, ka bërë akt kundërligjor që arreston në Paris Ramush Haredinaj me akuza të Serbisë për “Krime Lufte”, kur Gjykata e Hagës i ka dhënë PAFAJËSINË!!!
Ramush Haredinaj nuk ka bërë krime penale ndaj Serbisë, që të arrestohet me urrdhërarreste serbe nga Franca. i vetmi krim “penal” i Ramush Haredinaj ndaj Serbisë është se Udhëhoqi UÇK-në kundër Serbisë në çlirimin e Kosovës, po në atë luftë, ku UÇK-ja e Udhëheqësit Ramush Haredinaj ishte ALEATE edhe e Francës, edhe e NATO-s, kundër Serbisë së Milosheviçit!!!
Kësisoj, Franca arrestoi jo thjesht Ramush Heredinaj, por arrestoi edhe aleatin e saj luftarak, me urdhërarrestimi të nacionalistëve serbë.
Ky ishte argument politik, diplomatik i Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama që të protestonte fuqishëm ndaj Francës. Madje, pas protestës ndaj Francës, Kryeministri i Shqipërisë DUHEJ të protestonte njëkohësisht edhe pranë BE, edhe pranë Gjykatës së Hagës, për arrestimin flagrant ANTILIGJOR edhe në planin e Juridispodencës Ndërkombëtare të Ramush Haredinaj nga Franca.
Franca e presidentit Fransua Olland, duke arrestuar Ramush Haredinaj me urdhërarresti të nacionalistëve serbë, u dëshmoi shqiptarëve se udhëhiqet në vendimmarrjen e saj politike për diplomacinë ndërkombëtare nga influencat dhe ndikimet e lobit fetar kristian dhe jo nga parimet dhe standartet DEMOKRATIKE!!!
Mirëpo, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama HESHTI!
Heshtja e Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama për arrestimin e Ramush Haredinaj nga Franca me urrdhër arresti të Serbisë ËSHTË AKT TRADHËTIE ndaj Kombit Shqipëtar. Ndaj Çështjes Shqiptare.
Ramush Haredinaj ka hyrë në Historinë e Shqipërisë si Komandanti i UÇK-së dhe është Hero i Kombit Shqiptar!!!
Kryeministri Edi Rama do të mbetet në Historinë e Shqipërisë si kryeministri që TRADHËTOI Heroin e Kombit Shqipta, Ramush Haredinaj!
Kryeministri Edi Rama po fërkohet dhe guduliset me kryeministrin serb Vuçiç në Beograd, për interesa personale, vetiake, por KURRË nuk bën politikë diplomatike me kryeministrin serb Vuçiç, në shërbim të Kombit Shqiptar.
Nuk mund të ketë qasje të Shqipërisë me Serbinë, pa patur PRIORITET dhe PËRPARËSI Çështjen e Kosovës.
Nuk mund të ketë ekuilibër politiko-diplomatik midis Shqipërisë dhe Serbisë nëse Shqipëria nuk vë PARËSORE Çështjen e Kosovës!!!
Cilido kryeministër shqiptar, që kërkon qasje, që kërkon mirëkuptim, që kërkon harmoni politiko-diplomatike me Serbinë, pa interesin kombëtar të Kosovës, jo vetëm që dështon, por, pse jo, KRYEN EDHE AKT TRADHËTIE ndaj Çështjes Shqiptare, ndaj Kombit Shqiptar.
Nuk mund të ketë shtet të Shqipërisë, pa Cështjen Shqiptare në tërësi.
Nuk mund të ketë shtet të Shqipërisë pa Kombin Shqiptar Unik!!!
Franca e Fransua Olland arreston Ramush Haredinaj, Fradhe dëshmon edhe një herë se, me arrestimin e Haredinaj, me urdhërarrest serb, udhëhiqet nga lob fetar kristian, jo PARIME DEMOKRATIKE. Historikisht, Franca ndaj Shqipërisë ka ndjekur politikën e ndikuar nga interesat e Serbisë, sepse te vendimmarrja e qeverive farnceze historikisht ka dominuar lobi fetar kristian ndaj parimeve demokratike. Ndaj, edhe dje, Franca e Fransua Olland, edhe pse e di shumë mirë që Gjykata e Hagës e ka gjykuar Ramush Haredinaj dhe i ka dhënë PAFAJËSINË ndaj akuzave për “Krime Lufte”, zbatoi verbërisht urdhërarrestin e Serbisë të 2004-s, sepse i shërben interesave të Serbisë, ndikuar nga lobi fetar kristian që e solidarizon me Serbinë.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke heshtur për arrestimin e Ramush Haredinaj nga Franca, kreu një AKT TRADHËTIE ndaj Çështjes së Kombit Shqiptar, por edhe U ZHVESH LAKURIQ, edhe politika e tij dhe e Rilindjes Socialiste për Çështjen e Kombit Shqiptar, se Shqipëria, Kosova dhe Trojet e tjera shqiptare në Ballkan, do të bashkohen në Një Shtet të vetëm duke u integruar në Bashkimin Europian.
Nuk mund të ketë integrim të Cështjes Shqiptare në Bashkimin Europian, kur Franca e Bashkimit Europian arreston kundër dhe jashtë Ligjeve Ndërkombëtare një lider, një Udhëheqës të Çështjes Shqiptare, duke u bazuar vetëm në akuza nacionaliste serbe.

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*