Europa tallet. Vetveten na e shpëton platforma kombëtare dhe parti me këtë ideologji. EDITORIAL

Ka qenë shumë i ndershëm Edi Rama vite më parë kur si platformë të tijën lëshoi “përtej të majtës e të djathtës”. U bënë vite që në Shqipëri nuk ekziston një ndarje e tillë ideologjike, as teorike dhe as praktike. Më keq akoma; programet e secilës forcë politike janë një kokteil bajat copash të majta përzjerë me të djathta.

Kjo ndodh se Shqipëria nuk ka një politikë të sajën, sovrane, por funksionon si një koloni , si një protektorat ndërkombëtar. Jo thjesht deklaratat, ultimatumet dhe sjelljet prepotente të ambasadorëve të huaj këtu, por edhe objektivi i politikës shqiptare “hyrja në Europë” janë cepat e dukshëm që nga larg të këtij ajsbergu.

Nëse kërkon një platformë kombëtare të Shqipërisë, atë nuk e gjej jo e jo në kushtetutë a në institucionet e vendit, por as në programet e partive që e mbajnë veten “të djathta”, “tradicionale”, “nacionaliste”  e të tjera si këto.

Politika e tranzicionit është në përgjithësi një sistem satrapie, satrapët e së cilës janë thjesht përcjellës të urdhërave dhe politikave të Perandorisë. Ç’vjen që andej është ligj, edhe kur e sjellin nëpunës periferikë a ambasadorë të vendeve po aq copë – copë si ne, siç qe para ca kohësh ai i Rumanisë që jepte leksione për Shqipërinë nga Korça!

FMN, Banka Botërore, BE ,OSBE, OBT e institucione të ngjashme ndërkombëtare janë perëndi për këta brigadierët që kullandrisin Shqipërinë, Kosovën e natyrisht Maqedoninë. Për tragjedi të këtij kombit tonë, edhe ndërrimi i pushteteve e përzgjedhja e udhëheqësve bëhet “andej”. “E dëgjove ambasadorin filan? I dha mbështetje fistekut këtu!”

Reformën në drejtësi? E bënë ambasadori i SHBA, ambasadorja e BE, George Soros, Komisioni i Venecias, Madje, na kujtohet, u bë me ultimatum. “O e bëni deri në datën x , oseeee!”

Sot Shqipëria ndodhet pikërisht në këtë pikë; pa sovranitet, pa platformë kombëtare, pa përfaqësim të grupeve dhe interesave të vet shqiptarëve, me ideal dhe indentitet kombëtar në rënie drastike. Nuk është retorikë, por kujtoni dëmet që ka pësuar në rradhë të parë gjuha shqipe, arsimi, kultura, monumentet e kulturës dhe indentitetit kombëtar, mjedisi, pasuritë natyrore dhe më kryesorja; SHQIPTARI! Një e treta e popullsisë brenda kufijve të republikës së Shqipërisë iku në vitet ’90 në Perëndim. Kusuri, masivisht aspiron largimin. Gjatë vitit 2014 – 2015 dhjetra mijë shqiptarë morën torbat dhe mësynë Gjermaninë, e tani Francën. Në mënyrë masive ne vazhdojmë mbushim dëshpërimisht llotaritë amerikane me shpresën për të ikur një herë e mirë nga ky vend sepse…

…SHQIPËRIA ËSHTË E PUSHTUAR NGA NJË KLASË ANTISHQIPTARE SHQIPFOLËSE QË PUNON SISTEMATIKISHT KUNDËR INTERESAVE KOMBËTARE,

Tashmë nuk ka dilema dhe shpresë. Për vite me rradhë ne kemi votuar “të keqen më të vogël” me iluzionin se Zoti dhe Perëndimi do të bënin një gjë për këtë vend. Rilindja e Ramës në sintoni me opozitën e Bashës e kanë bërë si portën e ferrit të Dantes ku shkruhej; “Lini pas çdo shpresë o ju që po hyni në të”.

Koha provoi gjithashtu që Bashkimi Europian ka një axhendë të tijin, ka burokratë që marrin rroga të paimagjinueshme për shqiptarin e varfër, të cilëve nuk ua ndjen në botë për dhimbjet, fatkeqësitë, fatin kombëtar të 7 milion shqiptarëve në Ballkan. Sidomos kur i gjithë potencial që ndron i bindur si dele pasi barinjtë a qentë roje – quaji si të duash brigadierët e caktuar prej jashtë – ia dalin t’i mbajnë urtë në vathë, t’i mjelin deri në pikë të fundit, e t’i çojnë edhe në kasaphanë pa iu dridhur qerpiku.

Ndaj është sot koha më e përshtatshje për daljen në skenë të një a disa forcave me platformë patriotike, me ideologji kombëtare dhe identitet shqiptar. Duke u bërë faktor mund të imponohemi. Po qëndruam dele, dikur bari do mbarojë edhe këtu

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*