Exclusive: Rama sapo takon Metën tek Vila 30. Zbulohen arsyet.

E konfirmuar! Kryeministri ka takuar papritur kryetarin e Kuvendit!! Kujt i shkonte mendja se dy aleatët në koalicion do ta takonin njëri – tjetrin në një mbrëmje si kjo, e 5 tetorit 2016?

Nuk bëhet e ditur se përse nuk shkuan tek zyrat përkatëse (ose e kryetarit të kuvendit ose e kryeministrit) por tek vila 30, që mund të quhet tokë asnjëanëse. Burime të mirëinformuara zbulojnë se në vilë ka edhe shtretër edhe kuzhinë, por të njejtat burime konfirmojnë se të paktën erë gatimesh deti nuk është ndjerë gjatë gjithë ditës së sotme, gjë që përjashton një darkë me ngjala.

Burimet nuk kanë arritur të dëgjojnë se ç’kanë thënë shprehimisht dy personalitetet e larta , por mendohet se që të dy kanë shprehur angazhimin për një bashkëpunim më të frytshëm në reformën në drejtësi, në zhvillimet ekonomike në të mirë të të dy vendeve dhe popujve tanë!

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*