EXCLUSIVE! Rusia dhe Turqia kundër çadrës së PD-së. Kina -pro…

Pyetjes së parrena.com nëse e mbështesin apo jo protestën e Partisë Demokratike dhe tendën e ngritur para kryeministrisë iu përgjigjën burime diplomatike nga disa prej shteteve që Drejtori i Departamentit me Jashtë në parrena.com, Koçi Fosi ua nisi zyrtarisht.

Një zyrtar i rëndësishëm, që nuk pranon të identifikohet, deklaron se Rusia është kundër një proteste të tillë dhe fton kryeministrin Rama të ndjekë shembullin e presidentit Putin në zgjidhjen e kontraditave me opozitën…

Një burim zyrtar diplomatik  nga Ankaraja i ka konfirmuar Koçi Fosit se fjala “protestë” është e papranueshme dhe inkurajon kryeministrin Rama të shkojë në zgjedhje pa opozitën. “Ne në Turqi ku ta gjejmë!”- përfundon deklarata.

Ndërsa nga KQ i PK të Kinës vjen mesazhi se Kina është pro tendës. “Përderisa është bërë me mall kinez, nuk kemi asgjë kundër”

Zoti Koçi Fosi i kërkoi një qëndrim edhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Koresë së Veriut, por ata kërkuan pak kohë sa të kuptojnë plotësisht domethënien e fjalëve “protestë” dhe “opozitë”

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*