EXCLUSIVE: Zbarkojnë italianët. Ndihma me veshje për shqiptarët e varfër. Ja kush përfiton.

Mision humanitar për të varfërit në Shqipëri. Duket se sërish Italia fqinje me dashurinë e madhe për vendin tonë, ka nisur një mision të ri humanitar për të ushqyer dhe veshur të varfërit dhe të mjerët në Shqipëri.

14721495_10207332520499590_2312257704163517754_n Natyrisht që njëri nga më të varfërit në këtë vend është Edi Rama, i cili, në deklarimin e pasurive, del që shyqyr që ka gruan e pasur e mban shpirtin me bukë e ka një dritare mbi kokë (jo çati si të gjithë, se ai e ka bërë pjesën e sipërme dritare).

Ja tek duket në këtë foto , në stadium me një xhup me flamurin italian. Pati nga ata që thanë se këtë xhup, me këtë flamur, e kishte veshur kastile, që tersi të kujtonte se ky ishte me Italinë dhe t’i prishte punë italianëve. Por siç duket tersi nuk gënjehet nga rrobat por e njeh mirë për fytyrë Ramën, e për rrjedhim ne prapë se prapë u rrahëm.

Hipoteza se xhupin me flamur italian kryeministri i Shqipërisë e veshi në stadium , në ndeshjen e Kombëtares Shqiptare për çështje fati, e hedh poshtë kjo foto tjetër,

14590323_10207332519979577_4486022823700248433_nKëtu kryeministri shfaqet në një aktivitet me shqiptarë, ku edhe sikur me çitjane e çallmë të vishet, shqiptarët e dallojnë dy orë larg. Edhe në këtë aktivitet njëshi i qeverisë shfaqet me rrobat që ka marrë prej ndihmave humanitare nga shteti fqinj.

 

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*