EXCLUZIVE: Çfarë deklaroi Matilda Makoçi për Ilir Metën dhe komenti për Jozefina Topallin.

Si nga përtej varrit u shfaq në publik një nga aktoret e fundviteve ’80, Matilda Makoçi. Një vajzë simpatike dhe e brishtë, tërheqëse në kohën kur dilte në skenë dhe ekran. Më pas u zhduk jo vetëm nga skena dhe ekrani, por  tërësisht nga jeta publike dhe…e dini kur u shfaq? Kur u desh të përdorej politikisht pro dhe kundër Edi Ramës!

Aty – me dhimbje – mësuam se kjo zonjë e nderuar vuante nga probleme shëndetësore. Mësuam histori e trillime që lidheshin pothuaj të gjitha me ish bashkëshortin. Edhe vetë ish bashkëshorti, Edi Rama, e ka përmendur dhe përdorur , duke e përmendur vetë apo anturazhi i tij, kur duhej për fushatë. Pasi u shtrydh limoni, s’pyeti më njeri për të. U la në harresë e në hall të saj.

Pas thuaj çerek shekulli aktorja gjen skenën. Në çdo vend me pak cipë e gazetari lajm është në rradhë të parë si është shëndeti i kësaj zonje të nderuar. Më tej, si i ka planet? A është një ndriçim meteoriti, një dalje aty për aty, për t’u larguar sërish, apo po rikthehet gjatë? Por jo!

Kjo mut gazetarie që u kultivua kështu dhe zorr të ndryshojë. Lajm është ç’tha për Edi Ramën. Dhe po t’i pyesësh këtë kastë që ka prodhuar dhe drejton këtë gazetari sot , të përgjigjet në çast: “Po kush i lexon o burr’ lajmet e kulturës. Dun intrig’ robt. Ça tha ky, ça tha ai dhe politikë lale. Ato ecin”. Meqë ra fjala, po qe se edhe ti ke hyrë këtu për këtë punë “ç’i tha” “ç’thotë”, ik vrap se Matilda për Metën dhe për Jozefinën nuk ka thënë gjë prej gjëje.

Në këtë logjikë nuk është e çuditshme të besosh se daljen e Matildës (në është vërtet ajo dhe jo sozia), është produkt publicitar i Edit. Mungesa totale e skrupujve ia lejon ta përdorë sërish ish bashkëshorten , e cila – sipas kazanit , ashtu si Rama quan mediat – i uron sukses në këtë udhëtim të jetës.

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*