EXCLUZIVE: Ja ku e hëngri presidenti Nishani me kryeministrin e Kosovës. Zbardhen detajet.

Në një njoftim të pak ditëve më parë Presidenca, në faqen e saj zyrtare boton këtë foto me titullin “Presidenti Nishani zhvilloi një mëngjes pune me Kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa”. Kaq!

Në fakt prej 10 ditësh presidenti i vendit Bujar Nishani ka nisur një udhëtim turistik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me ftesë të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB – së Ban Ki Mun. Që nga ajo datë e këtej, stafi i Nishanit boton në faqen zyrtare foto dhe titull, pa asnjë rresht se ç’ndodh a ç’thuhet në ato takime.

Por më interesant është pikërisht ky lajm: Presidenti i Shqipërisë …mëngjes pune me kryeministrin e Kosovës?! Kjo ngjarje e rrallë për historinë dhe politikën e dy vendeve, nuk ka asnjë informacion tjetër veç dy fotove. As çfarë hëngrën, as çfarë pinë…madje as kush paguan dhe nëse ishte i përfshirë në çmimin e dhomës mëngjesi. Nëse është i përfshirë, a është i përfshirë edhe mëngjesi i mysafirit? Nëse jo, a u pagua ekstra mëngjesi i mysafirit. Nëse nuk u pagua, a është korrupsion?

Po, le t’i qëndrojmë korrekt titullit. Ku e hëngrën dy autoritetet e larta shqiptare mëngjesin bashkë? Parrena.com, që ka qenë vetë dikur në Manhatan, beson fort se Nishani dhe Mustafa e kanë ngrënë pikërisht në Manhatan. Kjo kuptohet lehtë nga ndërtesat karakteristike që duken në sfond, që këtu në ballkonin e suitës ku po presin të shtrohet për të ngrënë personalitetet e larta.

Kujtojmë se kjo vizitë e presidentit të Shqipërisë ndodh në pikun e fushatës zgjedhore për president të SHBA, por, pikërisht për të mos ndikuar në rezultatin e vullnetit të zgjedhësit amerikan duket se të dy udhëheqësit e lartë shqiptarë kanë zgjedhur të mos përzjehen fare, duke mos u pritur nga askush e duke mos takuar askënd tjetër, veç njëri – tjetrit, Ban Ki Munit, presidentit të Polonisë, presidentes së Kroacisë dhe kush tjetër ka dalë para nëpër aktivitete a darka

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*