Falimenton Mafia? Shqipëria vendi ku “bursa” shkatërron kanabisin

Ligjet penale mbase Mafia shqiptare i shpërfill, por atyre ekonomike nuk u shpëton dot. Pikërisht për shkak të ligjeve ekonomike sivjet në Shqipëri…nuk do të mbillet hashash!

Specialistët sqarojnë se vitin e kaluar, trafikantët llogaritën një pritshmëri prodhimi për ta shitur me 300 euro kilogramin. Në këto 300 euro, 100 ishin për gjithë atë linjë të policisë që i garantoi qetësinë dhe paprekshmërinë.

Për shkak të mundësisë së artë, të krijuar nga mbështetja e “rilindjes”, prodhimi qe aq i mbarë sa…çmimi ra! Nga 300 euro kilogrami që pritej të shitej, kilja e hashashit përfundoi në 70, e sot mund ta gjesh edhe me 50 mijë lekë të vjetra!

Ky është motivi që sivjet askush nuk ka leverdi të mbjellë, pa shitur stokun e vitit të shkuar. Një pjesë është tharë e po ruhet, një pjesë është bërë vaj, por sidoqoftë, pa marrë paratë e 2016 -ës, nuk ka budalla të hedhë lekë të tjera…

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*