Fasada e “votuesve të rinj” të Ramës çahet në Shkodër. Nga Armir SHKURTI

Takimet me votuesit e rinj nuk është e keqe si propagandë për Ramën. Imazh interesant për fushatë. Por për fat të keq, forma dhe pèrmbajtja tek ky kryeministër janë në armiqësi të përjetshme.

Është veprim shumë fisnik të mbledhësh 18 -20 vjeçarë e t’u flasësh për të ardhmen, për projektet e zhvillimit të vendit, t’u tregosh se ç’ke bërë ti dhe njerëz të tjerë të mirë për t’u përmirësuar jetën….

Mirëpo në Shkodër Edi Rama zgjodhi t’u flasë të rinjve, zgjedhësve për herë të parë, për Voltanën! Në mitingun e tyre të parë si votues, ata të rinj shkodranë brohorisnin me entuziazëm kur kryeministri bënte copash kryetaren e qytetit të tyre, kur u deklaronte se as për magaziniere nuk do ta merrte. Në mitingun e parë, si në dashurinë e parë, përjetuan kolektivisht lezetin nga asistimi në dhunimin publik verbal të një gruaje nga një burrë.

A shkuan të rinjtë shkodranë të asistojnë në linçimin e kryetares së bashkisë apo të dëgjojnë programin e qeverisjes pèr ta në 4 vitet e ardhshme? Po kush po pyet për ta? Ata fasadë janë. I sjellin shesheve e salla e që të krijojnë dekorin mavi dhe entuziast rreth Edi Ramës.

Çështja është se në Shkodër pati dekorin e gabuar për monodramën “Voltana”. Në vend të shfaqej si kryeministër ai u paraqit si opozitar. Mbajti një ligjëratë opozitarizmi kundër kryetares së bashkisë që i përket …opozitës. Rama iu drejtua fasadës që të dëgjonim ne, se në Shkodër s’ka faj ai për prapambetjen por….Saliu! Fajin e ka Voltana. Nëse Shkodra s’ka velierë, si Durrësi, fajin e ka Voltana. Apo lungomare, si Vlora, fajin e ka Voltana, apo kullë si Korça, Voltana sërish.

….dhe për ta mbyllur me komedi, i kërkoi fasadës …bashkim! Domethënë, të lenë ndasitë partiake për t’ u bashkuar rreth Edit. E gjitha kjo, pas një ligjërate përçarëse, përçmuese dhe armiqsore ndaj opozitës.

Fat në këtë rast është se shumica e fasadës shkon aty me porosinë të bërtasë e të valëvisë flamujt e nuk dëgjon oratorin por sheh animatorin që jep sinjalet kur duhet brohoritur e kur duhen tundur pankartat. Se sikur ai brez votuesish të rinj ta marrë seriozisht punën e t’i verë mend se ç’ thotë udhëheqësi, keq puna !

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

2 Comments

  1. Ne Shkoder kishte edhe nje element tjeter…Bustin e gjalle..2 metra mbi turme, veshur si repist i thekur..Nese Shkodra genjehet vertet nga keto pamje…pune per shkodranet..!!!

  2. O po ky vend ka nje kryeminister te ndyre populli eshte gjithmone bageti mire na e bejme sic e meritojme vaj medet vaj medet

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*