Fati i mëtejshëm Ramush Haradinajt vazhdon të mbetet i hapur

Gjykata e Apelit në Colmar e shtyu sot për më 6 prill vendimin në lidhje me dorëzimin në Serbi të Haradinajt. Gjykatësi e pranoi kërkesën e prokurorit dhe kërkoi informacione shtesë.

Ndaj ish-kryeministrit dhe liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës po i zhvillohet proces që nga arrestimi i tij në pjesën franceze të aeroportit të Baselit me 4 janar. Ai u arrestua në fillim të vitit për shkak të një urdhër arresti ndërkombëtar të paraqitur prej Serbisë, e cila e fajëson atë për krime lufte.

Arianit Koci, avokat i Ramush Haradinajt, tha se “Serbia nuk ka ofruar prova të reja që mund të shërbejnë si bazë për një gjykim të ri të Ramush Haradinajt për krime lufte”. E të njëjtit mendim është edhe avokatja e Haradinajt në Colmar, Rachel Lindon, e cila mendon se kërkesa e Serbisë është “politike dhe ilegale”.

Akuzat e Serbisë


Autoritetet serbe pohojnë se ata kanë dërguar mjaft prova të reja për ekstradimin e Ramush Haradinajt, të cilin e fajësojnë për krime lufte në vitin 1998 dhe 1999. Vetë Haradinaj në një deklaratë për Deutsche Wellen ka thënë se në dokumentet e paraqitura në Colmar nuk ka asgjë të re, që nuk e ka parë edhe gjatë gjykimeve në Tribunalin e Hagës, ku dy herë është liruar nga akuzat për krime lufte. “Këto janë vetëm akuza politke. Unë dy herë jam gjykuar në Hagë dhe  të dy herët jam shpallur i pafajshëm”, ka dekalraur për parë Haradinajpër DW. Në vitin 2008 ai është shpallur i pafajshëm ndaj të gjitha 37 pikave të aktakuzës, ndërsa katër vjet më vonë është liruar edhe në instancën më të lartë.

Avokatët e Haradinajt dhe ai vetë pohojnë se nuk ka asgjë të re. Autoritetet juridike serbe pohojnë se ata kanë dëshmi të mjaftueshme për ekstradimin e Haradinajt në Beograd. Gjykata në Colmar do të marrë të enjten vendimin nëse ai do të ekstradohet apo do të shpallet përfundimisht i lirë.

Burimi: DW Shqip

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*