Fatmir Xhafa kap hashash? Urime Lali Eri! EDITORIAL

“Shqiptarët besojnë më shumë tek policia se tek Zoti” – shpalli ca javë më parë Edi Rama, në të fundit tentativa për të mbrojtur Tahirin, para se ta lëshonte si thes për llogari të karriges personale. Deri këtu – bukuri! Pooor…..

Sot e gjtihë kupol e policisë së shtetit është ndryshuar. Janë ndërruar gjithë drejtorët e policive të qarqeve e lëvizur oficerë të rëndësishëm.  Por kryesorja është zbulimi ditë pas dite i magazinave me hashash, stoqeve me drogë poshtë e përpjetë vendit. Të dyja këto dukuri – pra lëvizjet e drejtuesve dhe zbulimet e maleve me drogë – s’janë as më shumë e as më pak veç akuza për Saimir Tahirin. Mbulimi që Rama dhe Tahiri mezi i bënë fenomenit të hashashit, u gris në një muaj nga Fatmir Xhafa. Po pse?

Natyrisht që ky Fatmiri nuk është aq trim sa t’i dalë ndesh kryeministrit të tij. Nëse e bën, naturisht, o është në marrëveshje të plotë me Ramën ose është duke zbatuar urdhërin e tij. Po pse duhet djegur kështu Tahiri?

Sepse në luftën për pushtet brenda partisë me Erion Veliajn, duket se fitoi LaliEri. Që fitorja të jetë përfundimtare, të majtët e kanë parim që kundërshtarit t’ia shtypin kokën, se përndryshe ai kthehet dhe e kafshon më pas. Prandaj po e godasin përditë punën dhe imazhin e Tahirit, për ta djegur krejt si kartë.

Fatmir Xhafa është njeriu i përsosur për ta bërë, për shkak edhe të ca lidhjeve më të ndërlikuara interesi me Veliajn. Ky i fundit duket se prej kohësh e gëzon statusin e të privilegjuarit pranë Ramës, i cili, duke goditur me Xhafën Tahirin, vret dy zogj: Heq nga vetja dhe ia hedh ish ministrit fajin e hashashizimit të vendit dhe i spastron udhën pasardhësit.

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*