Festivali i Fotografisë “PIMI Photography 2016”

Vitin që shkoi Festivalit të Fotografisë “PIMI Photography 2016” nisi rrugëtimin e vet me ekspozitën homazh “1+24”, që iu kushtua fotografit të talentuar Shqipërim Hysenit dhe u vlerësua si ngjarja më e suksesshme kulturore e vitit në Viti, nji qytet i vogël në Kosovë. Publiku i shumtë u dha kurajë nismëtarëve që këtë vit ta zgjerojnë këtë aktivitet.

Festivali i këtij edicioni, i cili zhvillohet me 22 – 26 nëntor do të hapet me ekspozitën “Po vijnë”, e cila është konceptuar si ekspozitë e 24 fotografëve shqiptarë të gjeneratës së re dhe mbart mbi supe zhvillimin e artit fotografik në vitet që vijnë. Festivali vazhdon me hapjen e tri punëtorive (Workshope) fotografike treditore, të cilat do të drejtohen nga tre fotografët shqiptarë: Arton Humolli (Kosovë), Ardian Fezollari (Shqipëri) dhe Osman Demiri (Maqedoni), përkatësisht: “Portreti”, “Peizazhi” dhe “Dhoma e errët” (zhvillimi laboratorik i filmit dhe fotografisë bardh e zi).

Me 26 nëntor hapet ekspozita me punët më të mira nga tri punëtorive dhe Juria profesionale e Festivalit shpall nga një fitues të secilës punëtori. Drejtori dhe ideatori, artisti i mirënjohun i fotografisë, Fahredin Spahija, shprehet: “Kjo ekspozitë me autorë tejet të guximshëm dhe kreativë ka si tendencë thyerjen e stereotipeve tematike, po ashtu edhe atyre teknike, që kanë mbizotëruar fotografinë shqiptare në gjysmën e fundit të shekullit të kaluar.

Ajo që deri dje ishte tabu në artin fotografik, sot është krejtësisht e mundshme dhe e lejueshme, prandaj kjo ekspozitë, ndër të tjera, do të sjellë risi dhe kahje inkurajuse për gjithë ata të rinj që dëshirojnë të rrugëtojnë drejt aventurës të quajtur “fotografi artistike”.

Rozafa Shpuza

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*