Fshehtas, udhëheqësja botërore e muxhahidinëve ka ardhur sërish në Shqipëri.

Rreth një muaj më parë Maryam Rajavi, udhëheqësja botërore e muxhahidinëve ka ardhur në Shqipëri, në një vizitë të mbajtur në fshehtësi të madhe nga autoritetet shqiptare.

Më herët zonja Rajavi ka bërë edhe një tjetër vizitë, pothuaj zyrtare, e shoqëruar nga deputeti tashmë i vetëshpallur “unë jam muxhahidin”, Pandeli Majko. Por këtë vizitën tjetër autoritetet e kanë mbajtur krejtësisht në errësirë.

Ndërkohë që muxhahidinët e strehuar në Shqipëri kanë nisur një veprimtari “integrimi” në kryeqytet. I sheh ngado nëpër Tiranë, nëpër qendra tregëtare, në lokale, në rrugë, dhe ç’është më e rëndësishjma, kanë nisur kontaktet dhe “miqësitë” me qytetarët e thjeshtë të kryeqytetit, të cilët nuk e kanë idenë sa ata janë repart ushtarak elite..

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*