Fukarallëk – maskarallëk. Edhe në lajme!

Sot mbi 700 të dënuar u liruan nga burgu për shkak të amnistisë. Në kushtet e kunfizimit të lirisë në media, kur plot tema janë të ndaluara nga rilindja për t’u nxjerrë ekraneve, lajmet mbushen me idiotësi.  Çfarë ndodhi?

Ca nga mediat e bënë sikur i nxorri Ylli Manjani me kokë të vetë të burgosurit. Duke qenë në fushatë, Ministri i Drejtësisë nuk ia përtoi ta përdorë në të mirë të tij dhe partisë që përfaqëson. Kush ta hajë – ta hajë! Po del Beqja për çdo paracetamol që vjen pavioneve e Lali për çdo poç të vendosur në rrugë, pse të mos dalë në një rast të tillë?

Kulmi qe lajmi për Haxhi Giun, ish prokurori i dënuar për mitmarrje. Lajm i madh që e kthyen për verifikim dhe pastaj e pas verifikimit ai vazhdoi jetën!!

Pastaj nisi rrëmimi nëpër jetët e të liruarve. Njëri kishte vrarë, tjetri hashash, tjetri….

Kaq u desh që të pëlciste fukaralliku tjetër nëpër faqet sociale. “Po kjo me këto buzët e fryra…” “…po ajo që qesh…” “po vrasësi i këtij..”…Ej! Nga burgu dalin njerëz që kanë bërë krime e jo murgj të pastruar moralisht dhe shpirtërisht. Po ashtu, ata (ndoshta më shumë se të tjerët) kanë të drejtë për privacy, pra të mos u nxjerrësh surratin në ekran e të mos u kërresh intervista e t’i pyesësh në janë penduar apo jo, ç’krim kanë bërë e produkte maskarallëku të ngjashme që lindin natyrshëm nga fukarallëku intelektual, redaksional dhe gjithashtu edhe ekonomik i mediave të sotme.

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

1 Comment

  1. Lali pordh me bo me vrap i shkojne mbrapa .Mire bete qe e liruat ate cupen por show para prindervr te atij femije mos beni se. Beheni qesharake Ju qe e nbani veten per gazetare behuni me institucional keni sh gjera per tu mare psh meruni me gjelat e detit te Peqinit kane sh prodhtari po ashtu edhe me ate rracen e ndyre kucovare edhe ato kane sh prodhimtari

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*