Fundi tragjik i 27 sirianëve në Shqipëri. Si ranë nga shiu në breshër.

Ende nuk kanë kuptuar ç’po ndodh 27 refugjatë nga Siria, Iraku e Sudani. Të thuash e blenë belanë me para, është pak.

Kanë qenë mirë e bukur në kampin e refugjatëve në Selanik të Greqisë, por u ka ngrënë kurrizi dhe kanë paguar për të ardhur këtej. 3 shqiptarë u kanë marrë nga 1200 euro të rriturve dhe 600 fëmijëve për t’i kaluar, por në Vërdovë të Pogradecit i ka zënë policia dhe i ka çuar…në Babrru!

Në Babrru është një qendër pritëse për azilkërkuesit. Të ikësh nga Asadi e të përfundosh në Babrru në kohën e Edi Ramës, duke paguar me para në dorë…më tragjikisht se kaq vështirë të përfundojë një udhëtim.

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*