Fushata perverse – fytyra e vërtetë e politikës shqiptare.SHËNIM

Kjo lypse në foto gjendet përditë mbi urën e Lanës. Dje, teksa militantët e LSI po mblidheshin tek sheshi “Nënë Tereza ” për miting, kësaj fatkeqeje “dikush” i kishte veshur bluzën e LSI dhe kapelen me slloganin “një shans” për të gjithë.

E kishin lënë jo paqëllim aty, në bulevard. Pikërisht për ta fotografuar e bërë gallatë me LSI-në, gjatë mitingut të kësaj partie, pa pyetur se po keqpërdorin paturpësisht hallin e mjerimin e një njeriu të mbaruar.

KJO ËSHTË POLITIKA CINIKE SHQIPTARE, QË I PËRDOR E KEQPËRDOR TË GJITHË!

 

Ky për shembull është një tjetër rast abuzimi, po aq i shëmtuar sa ai më lart. Edhe pse piramida është e përmbysur, qëllimi është po ai: abuzimi! Duke qenë se shqiptarët e adhurojnë Amerikën dhe besojnë se po të mbështeti ajo, automatikisht vjen në pushtet, Basha ka abuzuar me këtë foto. Natyrisht me elegancë, duke i lënë shumë gjëra të merren me mend e shumë propagandë punëtorëve të facebook-ut, ka 3 ditë që keqpërdor këtë foto për interesa elektorale.

 

Njëlloj e mbrapshtë, por shumë më kriminale është kjo tjetra. Kjo vërteton lidhjen organike, të denoncuar zbehtas, të politikës me krimin e organizuar.

Pushteti i nxjerr Blushit njeriun që Blushi e ka denoncuar me emër e mbiemër për lidhje me pushtetin dhe “ëmbëlsisht” e fton për foto! Pse? Për t’i ndyrë imazhin.

 

 

 

 

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*