Gallatë me Lal’Erin! Me beton e shirita…dhe semaforë!

Edhe me barriera betoni, edhe me shirita punimesh edhe me semafor? Hallall Lal’Eri! As në Gaza nuk janë më të fortifikuara rrugët!

Kjo që shihni është rruga që vihej nga sheshi Skënderbej për në rrugë të Kavajës. Tashmë ajo nuk ka më asnjë funksion, meqënëse ky shesh po kthehet në zonë këmbësorësh. Për këtë janë vendosur edhe barrierat e betonit. Mirëpo 3 semaforë për makinat e të tjerët për këmbësorët, ndizen rregullisht, 24 orë të ditës, për të ndaluar…makinat!

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*