GALLATË ME MINISTRIN E BRENDSHËM. Nga Dritan KABA

Mbi 100% me pak grabitje!?!
(Me poshte keni nje paragraf nga deklarata e bere dje qe tregon sa budalleqe mund te thuhen ne disa rreshta)
Ndërkohë janë ulur të gjitha veprat penale që kanë të bëjnë me krimet kundër pronës. Vjedhjet me armë janë 60% më pak krahasuar me vitin 2015 dhe mbi 100% më pak krahasuar me vitet e tjera të së kaluarës. Vjedhjet me dhunë, po njëlloj, rënie drastike. Vjedhjet e kompanive dhe firmave, rënie drastike. Vjedhjet e banesave janë gati 15% më pak. Vjedhjet e lokaleve po ashtu; vjedhjet e tjera, po ashtu. Shkatërrimi i pronës me eksploziv, po ashtu.
Ne keto pak rradhe ministri na “mburret” per arritjet spektakolare te tij.
Po gafat e mburrjes jane po aq spektakolare sa krimet qe mundohet t’i fshehe nepermjet shifrave absurde.
Vjedhjet me arme jane ulur me 60%, por harron te permend se viti i kaluar kishte te pakten tre grabitje te medha qe nuk kane ndodhur me pare ne Shqiperi as ne vitin e tmerrshem 97. U grabit nje banke ne mes te dites, po theksoj vetem ato te medhat, se grabitje ka pasur disa me arme. U vodh makina e blinduar ne mes te aeroportit te Rinasit, u grabit ne rrugen e Rinasit me te ruajturen ne Shqioeri serish nje furgon i blinduar banke. Por keto nuk i permend zoti minister.
Por absurdi qendron kur thote jane mbi 100% me pak krahasuar me vitet me pare.
Vetem nje alfmatrak ne artmetike mund te artikuloje kete shprehje. Mjere ne per ministrin qe drejton, ministrine me te rendesishme, qe ka te beje me sigurine e qytetareve.
Sipas logjikes infantile, te krahasueshme vetem per femijet e grupit te trete ne cerdhe, i bie qe jo vetem qe qenkan bere zero grabitjet, por e paska ulur dhe me disa te tjera ne hipoteze.
Nuk po flas ketu me genjeshtren e tmerrshme me viktimat e vrasjeve, ku nga 93 e uli sipas midese se tij ne 71.
Nuk po permend shifrat te denja vetem per ne Kolumbine e dikurshme te trafikut te droges. Ate e shohin dhe e njohin te gjithe. Pavaresisht trukeve qe perdor ministri qe do ja kishte zili edhe David Koperfildi.
Ky eshte ministri qe kemi. Ta gezojme te gjithe.
SUKSESE NE JETE!

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*