Garda e Republikes “per nder arme” tek dasma e “Pseudo Lartmadhnis Princit” ?!

… Nje prift katolik, nje ortodoks, nje hoxhe, nje gjysh dhe nje kryebashkiak qe bekojne njesoj me amin. Nje ish President republike qe perzuri ish Mbretin si zhelan, ish Kryeminister qe e nxorri Mbretin ne shesh me kobure ne brez si kaçak, nje ish komunist, ca monarkiste qe trokasin gotat e puthen me republikane… turlilloj robsh qe per pak protagonizem mondan jane gati te brohorasin… Viva Duce… Viva il Re. Allah cfare maskarade qesharake… cfare karnavali mjeran ne nje vend te mjere ku populli perpelitet midis kanabisit dhe mizerjes… krimit te rruges dhe arrogances se shtetit..

O Zot po nuk u çmenda edhe nje jave ne kete province shpetova per tere jeten…Nje komedi absurde me nje teatralitet paradoksal ne nje skene qe quhet pallat… Pallati i Mbretit Zog, Rezidenca e Perandorit Viktor Emanuel, Pallati i Brigadave komuniste, Rezidenca e Presidentit te Republikes…Pallati i endrave te te pushtetshemve… pallati i dramave te nje kombi… me nje shkelqim butaforik… ne nje delir madheshtie mbreterore… O Perendi ç’eshte kjo hata qe edhe Fellini vete nuk do ta kuadronte dot…

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*