Gjelle qensh nga Parlamenti yne. Nga Prof.Dr. Tritan Kalo

 

Gjelle qensh….Kete titull do ti vija une imazheve te transmetuara nepermjet ekranit te TV, ne lidhje me seance e djeshme plenare te Parlamentit Shqiptar….Eugen Ionescu me “Teatrin e tij absurd”, do ti kishte zili pamjet, te cilat na vine ne ekranet tona per çdo te enjte nga salla e vendit ku flitet e kuvendohet “pa-mend”, per te na mbushur mendjen ne grigjes shqipfolese, se burrat e ketij vendi jane mbledhur e po bejne kuvend….E moret kete vend me 31.03.1991, ne prag te katastrofes se tij socio-ekonomiko-politike, per ta ringritur, per ti hapur horizonte te reja zhvillimi, dhe jo per ta bere gazin e botes….Ne keto 25 vite te sundimit tuaj na hoqet ekonomikisht edhe ato pale breke, me vrime apo pa vrime pak rendesi ka, te mbetura ne trupin tone prej 45 vitesh pune te mundimshme individualisht, por se jo te pa dobishme kolektivisht, sepse 90% mesuam te shkruajme kete gjuhe te bekuar nga Perendia, leviznim edhe mbi shina te hekurta, kunupi nuk na e dropiste me shendetin, sheroheshim pa para dhe nga shpirti human i nje trupe mjeksore per tu patur zili, leviznim dite e nate ne udhet e ketij vendi pa u tutur nga askush, e shihnim njeri tjetrin ne sy dhe jo nga xhepi, miqesite ishin te sinqerta dhe jo te interesta, i pari ne pune dhe ne dije ishte ne me te shumten e heres aty ku i takonte, nuk e njihnim fjalen droge apo korrupsion, pa haruar asnjehere edhe faktin se kishte mes nesh edhe shume syresh “veshgjate e gojehapur” , per te shpene aty ku nuk duhej çdo gje qe degjonte ose edhe vetesajonte….Shpresuam se pas 45 vitesh kur me pak menduam e punam per veten, do te ne vinte nje dite qe te gjithe te punonim dhe jetonim edhe me denjesisht, por jemi te zhgenjyer plotesisht sepse jetojme me “kafsherisht”, shihemi mes vedit me “egersisht”, ecim ne rruge bremjeve jo me pak frike, shohim qe ish “xhepkrojtesit”, “spiunet e vegjel te lagjeve”, “modernet qefhedhura te ndermarjeve”, na e bejne zili nga ekranet apo makinat luksoze zyrtare, mediokrit e sektoreve te ndryshem te jetes sone rreken kush e kush me shume ti shtoje emrit te tij para e prapa, tituj e diploma pa fund e te rrine si “kokoshi maje plehut” neper postet me te larta te te tre pushteve te ketij vendi “te bekuar nga Perendija, por te rrenuar e deformuar ne me te shumten e rasteve nga vete njerezia”….U nisem mijra vjet me pare ne balle te zhvillimeve historike e gjuhesore te njerezimit, por udha e shekujve na la shume pas. Fale edhe atyre marifetxhinjve qe shpesh na dolen ne krye, por jo pak edhe per fajin tone, qe nuk pushojme te gerr-meremi mes vedit, dhe me pas te “delezohemi” e “brohorasim” aty ku na e kerkojne “prijesit tane”….Hapni syte e mendjes vellezer e motra shqipfolese…NESE nje dite doni te jeni si e gjithe bota e civilizuar, te jetoni denjesisht ne vendin tuaj e qe te mos merni kurdohere udhet e botes per te zgjidhur halle tjuaja, “shkundeni” si duhet voten tuaj, armen e fuqishme te demokracise, per te ecur shpejt dhe para ne udhen e zhvillimit, dhe jo per ta ngecuar apo tejqafethyer ardhmerine tuaj dhe te ketij vendi…..Nese duhet, edhe forcerisht kapini per zverku dhe hidhni ne humnere kedo qe na pengon ne ecjen tone perpara…Mos besoni edhe aq shume ato ne qe degjoni nga goja e “politiqenreve” tane, por besoni me shume ne ato qe ju vete shikoni ne te perditeshmen e jetes suaj….Ne te kundert edhe per shume-shume kohesh do te keni ne krye te ketij vendi vetem ata, qe “brekegrisur i gjeti dita, milionere i gjeti nata”…..Fundjave te plotemente bashkekombasit e mi!!!!

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*