Gjirokastër: Pas vendimit të bashkisë plas birra në vend të ujit

Gjirokastër, 10 nëntor, ora 8.45. Çome T. sapo është ulur në një lokal tek Qafa e Pazarit. Për çudi të gjirokastritëve Çomja porosit një…kriko birrë!

– Ç’ka bërë vaki o Çome? – pyesin të tronditur gjirokastritët tek shohin patriotin e tyre që shpenzon para në klub që në pikë të sabahut.

– Hiçgjë mo! – përgjigjet qetë Çomja – Dje na rriti bashkia 25% çmimin e ujit. Tani, kur kam etje, më bie më lirë me një kriko birrë!

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*