
Mjafton një shkëndijë për të ndezur gjithë Shqipërinë në një konflikt të mirëfilltë civil dhe kjo shkëndijë nuk është as politika, as ideologjia por… pronat!
Në 27 vjet jo pak shqiptarë janë vrarë për tokën a truallin. Për ta shmangur sa të mundet këtë konflikt qeveritë kanë ndërtuar vit pas viti institucione e ligje, siç është edhe ai i legalizimit.
Por mu në mes të Tiranës, trupa e Gjykatës së Lartë, tani në ditët e fundit të saj, merr përsipër të shqyrtojë një çështje që ligji ia ndalon. Pra, nëse dikush ka pretendime për legalizimin, ai mund të ankohet për vlerën dhe jo për proçesin. Ndërsa Gjykata e Lartë po nis pikërisht këtë preçedent: shqyrtimin e proçesit.
Nëse kjo do të ndodhë, vendimi shërben si preçedent për të hapur nga jugu në veri, për çdo pronë , për çdo ndërtim me a pa leje, proçese gjyqsore. Që , e përkthyer në shqip, konflikt mës të paktën 400 mijë shtetasve të këtij vendi!
Leave a Reply