Gracka e “unitetit” -arma e Bashës si “stabiliteti” i Ramës. Nga Armir SHKURTI

Në kohën e protestës së çadrës së PD -së, sa më shumë kalonin ditët aq më fort thuhej se “po rrezikohej stabiliteti i vendit”. Shqipëria s’qe as e para as e fundit që për hir të stabilitetit sakrifikon lirinë. Popullit i thanë se mund të bëhet më keq se viti 1997 e populli u tremb. Popullit i thanë se “e do bota” dhe populli u bind!

Në emër të “stabilitetit” u bë ajo palo marrëveshje e 17 – 18 majit e cila prodhoi një estradë të pashembullt elektorale që kulmoi me një disfatë katastrofale për Partinë Demokratike dhe një goditje të rëndë në themelet e demokracisë.

Dy ditë më parë grupe demokratësh kërkuan dorëheqjen e kryetarit Basha për gjithë sjelljen prej Rame në parti, që çuan në katastrofën e paralajmëruar. Por “revolucioni” zgjati pak orë. Firmonjësit e kèrkesës pë dorëheqje humbën entuziazmin dhe bashkë me të edhe aksionin politik. Papritur na doli thirrja për paqe! Pra që demokratët nuk duhet të përçahen. Që të mos përçahen nuk duhet të zihen. Që të mos zihen nuk duhet të shahen…dhe kuptohet, vetvetiu, duhet të heshtin.

Domethënë untet në këmbim të demokracisë, statutit, forumeve dhe vetë ekzistencës se Partisë Demokratike. Fitoi uniteti siç fitoi stabiliteti.

E them FITOI sepse për fat të keq grupi i firmonjësve pèr largimin e Bashës u stepën nga pesha e akuzës për pèrçarje. Ky grup gjithashtu po mundet nga armiku më i madh i tyre: KOHA! Ora ecën pa mëshirë ndërsa ata presin e hezitojnë, ndèrkohë që çdo çast duhet të kishte nga një veprim dhe axhendë. Basha po i mund me kohën, me a uzimin e pushtetit që ka në parti dhe me ndihmën e pushtetit të partnerit Rama.

Kështuqë fatkeqësisht fati i PD – së tashmë është shkruar. Me hir a me pahir Lulzim Basha po fiton ndaj partisë së tij paradoksalisht prej armës së tij të preferuar: pasivitetit. Ia ka futur në palçë edhe partisë dhe kundërshtarët aty kanë vështirësi të lëvizin. Po ashtu, me stilin komunist të dogmave. “Pèrçarja”, “uniteti” e pallavra si këto zgjuan arketipin e ngulitur nga komunizmi edhe tek demoratët dhe u këputën gjunjët……..

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*