Gramshi i gjithi në këmbë! Strategjia e rilindjes funksionoi

Gramshi shpëton nga makinat! Këtë sihariq na jep portali i kryeministrisë. Në përurimin e kthimit të të vetmit shesh të qytetit në hapsirë pa makina, autoritetet ( përfshi edhe kryetaren e Bashkisë Luljeta Dollaku) kanë premtuar se në zona pa makinë do të kthehen edhe rrugë të tjera të qytetit.

Duke qenë se Gramshi hyn tek zonat më të varfra të vendit , me papunësi shumë të lartë, ideja për kthimin në shëtitore , pa makina , të pjesës më të madhe të qytetit, është brilante. Shëtit në hall të vet fukarai pa i çarë trapin ai që ka dy lekë për karburant makine.

Ajo që nuk sqarohet në strategjinë e re për të shtrirë zonat pa makina nëpër qytet është duke ndaluar makinat me policë e tabela të kalojnë apo duke vazhduar qeverisjen e rilindjes si në këto 3 vite, duke bërë që edhe ata që i kanë veturat t’i shesin për të blerë bukë e për të shëtitur këmbthi nëpër Gramsh


 

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*