Hallall! Në Ditën Botërore të Turizmit ministrja u tregon fëmijëve të uritur se ç’është turizmi

Mendoni t’u shkosh një grupi fëmijësh të uritur e t’u tregosh menunë e një restoranti luksi. Këtë ka bërë Milva në ditën Botërore të Turizmit. Tek vendi i birrave e qofteve, pedonalja tek Ministria e Brendëshme, ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes ka përdorur fëmijët! Dhe ç’fëmijë? Të varfër! Vetë e thotë se janë “fëmijë që nuk kanë mundësi të shkojnë dhe shijojnë….”

Në Ditën Botërore të Turizmit, jo vetëm me fëmijë të varfër, por edhe me varfëri ideshë e tematike, kjo zonjë na del e u tregon vogëlushëve që s’kanë mundësi të dalin nga lagjja, kala, brigje deti dhe…teatër. Natyrisht, një pjesë tjetër, përveç asaj që po luan ajo vetë.

Mirë që e bën, po shih se si e shet:

“Ne menduam se ky është një mesazh i mirë për t’i dhënë një atraksion të vogël për ta parë Shqipërinë nga këto foto dhe një teatri lëvizës për të gjithë ata fëmijë që nuk kanë mundësi të shkojnë dhe të shijojnë diçka të natyrës dhe të jenë pranë një atraksioni turistik.” – thotë me zë e figurë në këtë aktivitet zonja ministre Ekonomi.

Sa flori do të qe heshja në krahasim me këtë paçavure! Kjo qeveri që vazhdon e mburret me lumenjtë e turiztëve që vërshojnë çdo vit e rriten çdo muaj….bën në një qoshe të Tiranës një paloekspozitë me një teatër kukullash, duke përdorur  fëmijë të uritur!

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*