Harroni ullinjtë e Beratit! I ka tharë dimri!

Dimri than mijëra rrënjë ullinjë në Bilcë të Beratit. Fermerët kërkojnë specialist për të parë gjendjen. Temperaturat e ulëta të dimrit, shoqëruar me borë dhe ngrica kanë krijuar tharrjen e mijëra rrënjë ullinjë në fshatin e Bilcës të Beratit. Në këto ditë të para të marsit fermerët e kësaj zone duhet të kishin nisur punën për plehrimin e ullinjëve dhe punimin e tokës rreth tyre, por këtë vit ata nuk dinë se çfarë të bëjnë pasi mbi 50% e drurëve janë tharë. Të gjendur në këto kushte fermerët apelojnë për ndihmë duke ju drejtuar Drejtorisë së Bujqësisë në Berat dhe Ministrisë së Bujqësisë për të parë situatën në vend, pasi nuk dinë se si veprojnë. Në takimin që fermerët kanë pasur me ministrin e bujqësisë ata kanë ngritur shqetësimin e  tyre, ndërsa ministri ka premtuar për ngritjen e një grup kontrolli për ta verfikuar situatën në teren. Sipas banorëve, kanë kaluar ditë dhe askush nuk është kujtuar për këtë cështje.

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*