Heshtja VRASTRARE e ambasadorit amerikan në Tiranë për parcelat e Hashashit Jakup B. GJOÇA

2016  do të mbetet në Historinë modern të Shqipërisë, si viti I kultivimit masivisht të Hashashit! Po nuk mbeti kodër, mal në Shqipëri, që të mos kenë mbjellë platancione të Hashashit, aq sa edhe Riviera e dikurshme Shqiptare, e mbjellë me portokalle, limon dhe ullinj, do të dukej sot, si një ferrë, teksa fotografitë  e sotme satelitore të NASA e pasqyrojnë  Shqipërinë, si një det të gjelbër!

Sapo, ka filluar edhe Fushata e Korrje-Shirjes të Hashashit, dhe avionët e parë, sapo kanë filluar fluturimet e drejtpërdrejta në “aerodromet” e reja, që kanë janë hapur kudo në Shqipëri! Por, që çuditërisht, as Policia e Shtetit, as SHISH nuk kanë parë, nuk kanë dëgjuar HIÇ, gjatë kohës së ndërtimit të tyre, me justifikimin ligjoro-kushtetues se akoma  QKR nuk ka të rregjistruar si biznes, asnjë aerodromhashishi!

Ndërsa Qeveriu përditë jep buletine lajme-lufte, të “heroizmit” të Policisë së Shtetit kundër çkuljes së Hashashit, për të na bindur se Lufta kundër Hashishit u fitua nga Qeveriu, si për të bërë garë-analogjinë me buletinet e Luftë-Fitoreve të Hitlerit  në Frontin Rus kundër Stalinit!

I vetmi person që banon dhe punon në Shqipëri, që  deri tani, nuk ka parë,  nuk ka dëgjuar, madje, as ka shijuar HIÇ aromën e Hashashit të kultivuar në Platancionin- Shqipëri, është shqipfolësi ambasador I SHBA Donald Lu!

Ndokush, mund të thotë, se ende nuk kanë mbaruar pushimet verore të ambasadorit Donald Lu dhe ndoshta korrik-gushtin e sivjetëm nuk ndodhet HIÇ në Shqipëri, sepse diplomatët e SHBA e kanë lejen vjetore 40 ditë (nuk e besoj që leja vjetore e punës e Titullarit diplomat amerikan mund të jetë analogji me ritin  e zisë 40 ditëshe të shqiptarëve).

Por, është vetë ambasadori Donald Lu, që I përgënjeshtron këto hamendësi, pasi ditë më parë, shqipfolësi Donald Lu, e mbrehu edhe një herë shpatën kundër Al Kaponit politikan shqiptar, duke e kqërcënuar, që, nëse vullnetarisht, nuk heq dorë nga krimi dhe pushteti në Shqipëri, FBI është në sallonin e aerodromit të Nju Yorkut, me biletë vetëm ardhje (pa kthim në SHBA) në Tiranë!

Pra, kjo deklaratë e fortë e ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu, na bind që ai, dora vetë, ndodhet në Tiranë, paçka, se deklaratat e tij janë si ato bubullima, që gjëmojnë në qiell, por që nuk derdhin HIÇ ujë në Tokë, ngaqë sa herë Donald Lu, kërcënon ministrat e korruptuar dhe deputetët dhe kryebashkiakët kriminelë, po kaq herë kryeministri del në mejdan dhe meçlis për të mbrojtur “trimat” e tij!!!

Kjo qeveri e Rilindjes së Burgut, I ka dhënë provat, që kur ia do qejfi, e bën zap për 40 ditë edhe Lazaratin, ndaj, është çudi, që në buletinat e Luftë-Fitores, jepen vetëm mijëra rrënjë hashash viktima të djegura, madje edhe me video dokumeta, ku tymi I zjarrit të djegies së Hashashit  në shekullin e 21-të ngjitet në qiell, më lart se tymi I zjarrit të Inkuziacionit fetar, që digjte heretikët dhe të pafetë, në Msjetë(!!!!), por ….asnjë  I arrestuar me cilësinë si bizmenmen I fermave të Hashishit!!!

Ndaj është enigmatike, heshtja prej gurit të Varrit e Ambasadorit Amerikan në Tiranë, Donald Lu!

Mos vallë, Donald Lu hesht dhe nuk flet as shqip, as anglisht, ngaqë nuk e ka kuptuar, cilët janë bizmenmenët e fermave të Hashashit në Shqipëri,  edhe pse dëgjon buletinet e Luftë- Fitorës të Qeveriut të Burgut kundër Hashishit, edhe pse shikon  tymin e zjarrit të Policisë së Shtetit Shqiptar, që djeg Hashishin e kapur rob, edhe pse I bie zalia nga shija e Hashishit edhe në mjaltin që ha çdo saba?

Mos vallë Donald Lu hesht deri tani, për Platancionet e Hashashit në Shqipëri, sepse akoma nuk është bindur, apo nuk e kanë bindur, se Al Kapone I Hashashit në Shqipëri MUNDET  të jenë edhe brenda Qeveriut shqiptar???

Apo,  mos ndoshta Ambasadori Donald Lu, është kaq fanatik me ekologjinë, saqë pranon më mirë oksigjenin që prodhon për Tokën Hashashi I Shqipërisë, kur dihet që 1 hektarë Hashasha prodhon oksigjen për Tokën sa 100 hektarë pisha, dhe kështu, mundet edhe Njerëzimi në Tokë të përballojë efektin e serrës  për të shpëtuar Atmosferën e Planetit tonë!!!

Apo, ndoshta, Ambasadori Donald Lu, hesht, dhe do të mprehë për herë të fundit Shpatën e Tij kundër Al Kapones të Politikës Shqiptare, sa të miratohet Ligji I  FBI Shqiptare?

Populli shqiptar, thotë një proverb: Heshtja, disa herë është Flori!!!

Ndoshta, nëse është kjo Arësyeja e Heshtjes- Flori të Ambasadorit Donald Lu, për Platancionet e Hashashit në Shqipëri! Sepse, ambasadori amerikan Donald Lu, meqe ka mësuar edhe sgjihën shqipre, patjetër, ka mësuar edhe proverbin e shqiptarëve: Më mirë vonë se kurrë!

Unë kam besim të plotë se dikur, do të flasë sërish shqip në publik ambasadori Donald Lu, edhe për Plantacionet e Hashashit në Shqipëri, sepse e di që Ambasadori Lu, nuk trembet nga Al Kapne shqiptar, edhe pse ky mund të ketë mik Qeveriun shqiptar!

Por, kam atë frikën e vockël, që koha kur të flasë Ambasadori Donald Lu për Hashashin në Shqipëri, do të jetë tepër vonë për Shqipërinë dhe shqiptarët!

Sepse heshtja e deritanishme e Ambasadorit Donald Lu për plantacionet e Hashashit në Shqipëri është VRASTARE, për Shqipërinë, sepse kufoma, do të indentifikohet në zgjedhjet parlamentare të qershorit 2017, kur Hashashi do të blejë, edhe një herë tjetër,  VOTËN e shqiptarëve!!!

Dhe, nëse Hashashi do të blejë SËRISH votën e shqiptarëve në 2017, atëhere Al Kapone në Qeveriun e Shqipërisë do ta zbojë Ambasadorin Donald Lu nga Tirana, si person “No grate”!!!

Ambasadori Donald Lu e pa, si e vuri bishtin nën shalë OSBE në Shqipëri, kur guxoi dhe raportoi se Qeveriu shqiptar në qershor 2015 bleu votat e shqiptarëve, ngaqë ka pasuri 200 milionë euro!!!

Diçka më shumë, se Ambasadori Donald Lu, di populli shqiptar, kur thotë: Me Qeveriun, nuk matet dot asnjë trim!!!

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*