Histori shumë e dyshimtë. Kapen dy gomone, njëra me drogë…po mos janë gjë karrem?

Italianët kanë kapur një gomone në 2 të natës duke gdhirë dita e sotme me 812 kile hashash afër Leçes. Zyrtarisht njoftohet se ka qenë edhe një gomonte tjetër këtu në Vlorë që “mendohet se” do të ngarkohej me hashash, por në të nuk është gjetur gjë dhe drejtuesit janë zhdukur.

A ka rënë rastësisht në rrjetën e italianëve gomonia me drogë? Apo ka qenë karrem? Është taktikë e trafikantëve jo vetëm shqiptarë, që kur kanë për të transportuar ndonjë sasi të madhe malli, bëjnë kurban një karrem. Shesin një sasi malli pas së cilës mobilizohet policia që le bosh një rrugë tjetër. Pra a ishte karrem gomonia që u kap në Itali?

E shton këtë dyshim gomonia në Vlorë. Fakti që policia ka në dorë vetëm mjetin bosh dhe as drejtuesit e as mall në të le të dyshosh se më e pakta “çunat” janë njoftuar. Edhe në u kapshin kanë gjithë alibitë e botës për t’u mbrojtur, derisa as kanë qenë prezent në mjetin “i cili edhe mund t’u jetë vjedhur”, e as kanë patur – sipas njoftimit të policisë , gjithmonë – drogë në të.

Edhe pse në operacion janë përfshirë forcat shqiptare, lexohet qartë që operacionin e kanë kryer italianët. Tahiri thjesht është duke e përpunuar dhe shitur në mediat e tij këtë ngjarje si sukses i policisë në luftën kundër trafiqeve dhe në bashkëpunimin e mbështetjen e ndërkombëtarëve, pa dhënë asnjë llogari se nga dhe si gati 0.8 ton drogë u prodhua, paketua e transportua deri në Leçe të Italisë

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*