Hysenbellinjtë po hapin një tjetër televizion. Zgjerohet perandoria e oligarkëve të medias

Askush nuk e ka thënë botërisht se Irfani dhe Kasemi, dy vëllezërit Hysenbelliu janë ndarë në biznes. Të dy kanë qenë ortakë 50% – 50% tek RTV News 24. Për 5 vjet rresht Kasemi ishte edhe administratori i kësaj media, kontratë që skadoi në prag të verës së sivjetshme.

Në mjedise publike (si për shembull në dasmën e të birit të Ylli Ndroqit në Pallatin e Kongreseve para 10 ditësh) dy vëllezërit janë parë t’i qëndrojnë larg njëri – tjetrit, pa i kthyer as sytë. Janë ndarë vërtetë apo është lojë, kjo nuk dihet ende. Por mësohet se Kasemi i është futur punës , bashkë me një gazetar të njohur si për investigime ashtu edhe si biznesmen, për të hapur një televizion të ri. Më saktë, kanë blerë për një kafshatë bukë një “kalë të ngordhur”, bashkë me borxhet e detyrimet ndaj shtetit dhe po e rivënë në punë.

Pikërisht ky hap vë në pikpyetje të mëdha sinqeritetin e “ndarjes” mes dy vëllezërve. Nëse në lojë është hapja e një televizioni të ri, kjo do të thotë se Hysenbellinjtë po zgjerojnë dhe forcojnë perandorinë e tyre mediatike. Me RTV News 24, gazetat Panorama, Gazetën Shqiptare, portalin Balkanweb, shto edhe një televizion të ri, ata konsolidohen si një oligarki mediatike. Oligarki, për shkak se ky grup nuk ka vetëm media, por edhe biznese të tjera të cilat funksionojnë si një rreth vicioz biznes – politikë – media, ku secila mbështet tjetrën për t’u rritur e fuqizuar.

Jemi pak muaj para zgjedhjeve. Sot më shumë se kurrë politika ka nevojë për median. Ata që e njohin dhe e kanë në dorë këtë armë dinë ta vërtisin shkëlqyeshëm, pasi të gjithë aty falen dhe ç’kanë në dorë e lëshojnë me bujari vetëm e vetëm të kenë mundësi të dalin në ekrane a të kenë nga ana e tyre televizionin.

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*