I bleu a ia falën Ramës ekskavatorët dhe…për çfarë i do?

Kaloi vetëm me rozën e propagandës lajmi për “flotën”. Vdes Edi Rama për këto terma e manifestime bolshevike, të tipit “flota”!

Janë 61 ekskavatorë që mbërritën në Durrës. U tha se “i bleu ministria e Bujqësisë”. Ku i bleu? Sa para kushtuan? Sa efiçentë janë?

Para ca muajsh ministri Edmond Panariti ishte në Turqi, tek një agjenci shumë e fuqishme, e cila ka mundësi të paimagjinueshme ndihmash. Sidomos për një lagje të vogël sa ç’është Shqipëria. E dini ç’u ka kërkuar Panariti?…. 61 ekskavatorë! Ndaj edhe pyesim: i dhuroi kjo agjenci turke këta që erdhën “flotë”? Nëse jo, pse? Dhe ku u blenë pastaj? Natyrisht që është shumë e rëndësishme të shpjegohet se përse një gjë që mund të merrej si ndihmë është blerë….

Çështja tjetër është: PSE MINISTRIA E BUJQËSISË?

Në filozofinë e kësaj ekonomie tregu që ka ndërtuar Shqipëria, shteti ua tenderon privatëve shërbimet  dhe punimet. Çne që tani, me miliona vrima që ka bujqësia shqiptare, derdhet para e çmendur në një “flotë”? Sigurisht që edhe krimet më të mëdha në histori janë bërë në emër të një të mire. Pse jo edhe disa të mirave. Pra Rama që mori mundimin e shkoi në Durrës për të pritur “flotën” na tha se do të lëvizë kaq e aq metra kub dhe, do të pastrojë kaq e aq kilometra kanale…. Por kjo bëhet pa mund e pa shpenzime shumë thjesht me këto që janë këtu. Në çdo rreth ka firma ndërtimi që kanë makineri nga më të thjeshtat tek ato gjigandet. Kanë edhe mundësi të marrin me qera, të shkëmbjenë, të blejnë… Mjafton t’i kontraktosh, t’u paguash karburantin, punën dhe fitimin dhe ata punojnë dhe i hapin nëdaç kanalet, nëdaç dherat i lëvizin.

Pra nuk ngjan ndonjë investim inteligjent dhe mbi të gjitha efiçent kjo blerje, që minimalja shkon 2 milion euro. Në kushtet ekonomike që është Shqipëria, dhe krizës nga e cila as bëhet fjalë të dalë, shpenzime luksi vetëm e përkeqësojnë gjendjen.

 

 

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

1 Comment

  1. I biri kujt eshte ki Edi ,pse mos ta perdore fjalen flote me bej baba te te ngjaj ,edhe ai tjetri fare e zeze kucovari perdor fjalen kapiten nuses atij gjyshja i ben fustan D&G i lumshin ato dure asaj gjyshje 1850 dollare pjelle e neveritshme vetem show bejne

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*