I drejti e ha! Aleanca Popullore e Dojakës në paradoksin e marrëveshjes Basha – Rama

Ka gallatë me këtë marrëveshjen e fundit Basha – Rama! E ndërtuar me stil rokoko, ajo ka prodhuar paradokse, si  me Aleancën Popullore.Aleanca Popullore edhe pas marrëveshjes, nuk hyn dot në zgjedhje sepse e pengon…marrëveshja. Në tekstin e saj përcaktohet afati i ri për regjistrimin e partive të opozitës. Është e shkruar tekstualisht: partive të opozitës. Po Aleanca Popullore e Artur Dojakës  nuk është parti e opozitës. Në zgjedhjet e vitit 2013 AP hyri në  me PS në kialicionin Aleanca Për Shqipërinë Europiane dhe, edhe pse nuk ka pranuar poste në qeverisje e administratë, ka vazhduar e vazhdon të jetë në koalicionin qeverisës.

Në krizën e fundit Aleanca Popullore mbajti qëndrimin politik për të mos hyrë në zgjedhje pa opozitën. Por pikërisht ky qëndrim parimor…e përjashton nga zgjedhjet AP, tani që opozita po hyn në zgjedhje, përmes atij përcaktimi në marrëveshje për caktimin e afatit të regjistrimit të partive …opozitare.

Këta që “bëjnë shtet”, nëse do ta lejojnë AP të regjistrohet, shkelin marrëveshjen, se kjo nuk është parti opozitare. Nëse nuk e regjistrojnë, shkelin edhe ligjin por edhe atë pak moral politik që ka mbetur….

Si do shkojë gallata?

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*