I “TREDHURI” I BUNKERIT  QË SHAN  TË PËRNDJEKURIT! Nga Besim NDREGJONI

 

Në një poezi brilante të  poetit martir Havzi Nela thuhet : “Ma mirë nga kjo botë të ndahem. Ma mirë krimbat le t’më hanë. Ma mirë gur e dhe të bahem. Kur i ligu nis e shan! Kjo poezi  është një përgjigje ndaj shkrimeve e fymejeve që u bahet ish të përndjekurve politikë që përkrahin pa asnjë hezitim protestën e  opozitës shqiptare, sigurisht si  promotor të  kësaj lëvizje janë  antikomunistët shqiptar apo siç i etikojnë të “tredhurit” e bunkerit të qeverisë Rama “ish të përndjekurit”. Në një të përditshme  lexova një shkarravinë  me fymje ndaj komunitetit antikomunist ish të perndjekur politike nga regjimi komuniste,  se pse të përndjekurit paskan zhvilluar tubime në mbrotje të  çadrës se lirisë,  duke shpifur si fundërrima që janë, me epitete dhe me pseudonime të sajuar ndaj përkrahjes që ne i japim moralisht dhe fizikisht kauzës për Republikën e re, dhe votën e lire. Kalemxhiu i “ tredhur”  i   qeverisë  që lehte nga bunkeri nuk dokumentonte asnjë dokument  arkivor në shkrimin e tij, ndaj drejtuesve të përndjekurve politikë që të ketë qënë ish bashkëpuntorë apo në shërbim të diktaturës, pamvarsishtë represioneve shtazarake të klikës hoxhiste ndaj këtij komuniteti. Fatëkeqësisht ne shqiptarët nuk jemi një  popull  i përkdhelur nga fati në historinë  tonë shekullore si kombë ,  kemi kaluar vuatje dhe sundime diktatoriale nga më të  egrit, dhe përball këtyre diktaturave kan qëndruar si promote elita historike e kombit,  familjet fisnike, të përndjekurit politikë  nga regjimet dhe sidomos regjimit enverist nga më barbaret e shekullit 20. Sot mbeturinat  e atij regjimi kan uzurpua pushtetin politik e mediatik dhe nga mëngjezi deri në  darkë   vjellin pa pushim helmin e tyre ideologjik në mbrotje të antivlerave komuniste, duke përbuzur vlerat e atyre familjeve që nuk u zmbrazën as para plumbit, as para qelive e hekurave dhe kampeve të  përqendrimit të  tipit nazistë-komunistë të  luftës së dytë botërore. Kur ra diktatura ne që vinim nga kampet çfarosëse , dhe si njerzë  që besonim në  zot  besuam se mbas asaj kënete me gjak të krijuar nga kjo kasë gjakatarësh do të fillonte ndryshimi dhe gjakatarët do të dilnin para drejtsisë,  krimi do të denohej dhe partia komuniste sot socialiste  do të tërhiqej nga politkbërja dhe ne do të shkonim drejt një pajtimi kombëtar duke shpresuar se më në  fund dhe ne shqiptarët do të  rreshtoheshim me popujt e tjerë. Por çndodhi me humbamenot e diktaturës. Reflektim jo,  shpesh tek ne  makutëria bëhet zotësi.  Ne nuk e  menduam  se mbas 26 vitesh do të  përballeshim  me xhunglën  zhurmuese të mediave qeveritare , e kur kishim menduar se mbas 26 viteve do të fyeheshim dhe do të na sajonin lloj lloj pseudonimesh halabaket e rinj të  rilindjes  së  komunizmit , dhe të  vertetën të e manipulojnë  e ta  degdisin si të  paqënë, e do të nxjerrin” asat” e bixhozit të  shpifjeve monsturoze. Simbas  kalemxhiut të “tredhur” të  qeverisë  së  ndërtimit të bunkerve qenka aq shume e interesuar kjo qeveri, që ne të përndjekurit  paskemi marrë  dëmshpërblim sa nuk na e paska dhënë çadra, por kryeqeveritari i biri i  firmtarit të varjes së poetit. Shifrat flasin me gjuhën e të vërtetës, gjatë pushtetit të PD, janë dhënë dy këste për 24.000 qytetar, dhe qeveria e shkarravinave e fluturave ka dhënë 5 keste  për 1000 ish të burgosur politikë.  4500 të  zhdukur nga diktatura hoxhiste na i paska vra  çadra , dhe jo   krimineli Enver Hoxha hero i popullit dhe udhërrëfyesi i rilindjes,  dhe vrasësi  është  udhëheqësi i çadrës. Po këto varre kush i humbi për njëçerekshekulli që sot këto familje i kërkojnë të ju japin një varr në tokën e tyre!!! Urretja e kalemgjiut të rilindjes  shkon në fyrje banale duke i përbuzur dhe etikuar të       përndjekurit politikë  të “tredhur”… por harron i” tredhuri”  i bunkerit se ne dhe mbas 50 vitesh plagë e vuatje krijuam familjet tona dhe femitë  tanë po ndeshen çdo ditë  me urretjen tuaj makabre..  Cdo qelizë e shoqërisë  tek ne duhet të  udhehiqet  dhe të  frymzohet  nga fisnikëria  nga ata  vlera ideale  dhe vyrtute humane  për të cilat  ka nevojë   të  ushqehet shteti demokratik, shteti i së  drejtës, shtypi shqiptar.  Elita historike e kombit e përndjekur  nga regjimi komuniste  duke njohur si pike referimi  vlerat  më të larta  njerzore  e ka pare  Shqipërine  në përkatsinë e vet europiane  në çdo aspket  të jetes  dhe vençanrisht  në aspektin politikë.   Vajtimores së  bunkerit i themi ne besojmë  në republikën e re, se jemi protogonistë të ndryshimeve që ka nevojë shoqëria e frustuar shqiptare nga propoganda enveriste 26 vjeçare. Gjygjtarët dhe prokurorët  e diktaturës i ka instaluar republika e vjetër dhe mbrojtur me fanatizëm bolshevik nga partia ku ti i shërben si kalemgji.  Vetingu  fillon nga krimet e komunizmit  dhe jo  nga zavendësimi i pushtetit të rilindjes. Vetingun nuk  mund ta bëni Ju që fyeni shpifni  dhe sajoni  denigrime mediatike për të  mbrojtur rilindjen e byrose politike, sepse janë  këto,  rilindja socialiste,  more  i” tredhuri”  i  pushtetit mediatik  që  skan pranuar të i heqin titullin hero diktatorit, që  na promovojnë ministra hetuesit e djeshëm që  për një  gotë raki torturonin, dhe shkatronin familje të pafajshme shqiptare. Ne besojmë në  republiken e re,   që  mos të  kemi pushtetin e kanabisit, as Kryeministër piktorin e ish sigurimit të  shtetit diktatorial,  mos të kemi  ministra djemtë e sekretarve të  parë që  pushkatonin e varnin poet e gazetarë. Ne e përkrahim çadrën e lirisë se duam lirinë që na  është  burgosur për 26 vite nga fasada e  pushtetit  tuaj  politik e mediatik që  mbroni ndërtimin e bunkerve, e shallat e kuq bolshevik në parakalimet e vrastarve të luftës civile që ju e quani çlirimtare , luftën vëllavrase që shkaktoi diktatura. Ne jemi të  ndryshëm me Ju, se  ne  duam zhvillimin progresin, lirinë  orientimin perendimor të kombit , mendimin dhe filozofia  e jetës së fisnikëve ish të përndjekurit politik të sistemit  diktatorial  në  mënyre  të  vazhdueshme  kan bërë  të  mundur  ruajtjen  e marrëdhënjeve  me kombet  e mëdha  dhe të nderuara të   botës me kombet  që  sot  më  shume se kurrë   janë pranë   Shqipërisë  sonë  në  aspektin e integrimit  tonë . E  kundërta ndodh me ju, që mbroni krimin , kanabisin, prostitucjonin, fasadën republikën e vjetër, vjedhjen e votës, që heshtni për krimet makabre komuniste të pa denuar deri në sot.  Dhe sulmeve mediatike të të  “tredhurve” të  bunkerit qeverisës   do ta mbyll po  me poezinë  e Havzi Nelës . “Ma mire bota le të thonë: Vdiq i mjeri , shkoi me nder !’’ Se i rrëzuem përgjithmonë . Me më shkelë  nji derr-beterr.

Besim Ndregjoni

 

 

 

 

 

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*