I vetëquajturi Top Channel, më në fund përmend Sorosin!

Pak ditë më parë parrena.com botoi lajmin që nëse kërkon në faqen e top channel fjalën “soros” rezultati të del zero!

Sot më në fund e ka përmendur…si? Ja , lexojeni: “grupim i vetëquajtur antisoros”. Po pse, Top – in, e pagëzoi papuja? Vetë i vuri emrin pronari televizionit. Deri më sot nuk ka thënë njeri “i vetëquajturi Top Channel”, kështuqë përkufizimi “grupim i vetëquajtur antisoros” është amatorizëm foshnjarak, për të mos aluduar për tjetër gjë.

Lëvizja Antisoros ka nisur që me ardhjen në pushtet të rilindjes. Nismëtar dhe themelues ka qenë avokati Altin Goxhaj. Ai ka qenë i pari dhe i vetmi që ka paralajmëruar shqiptarët për rrezikun Soros dhe planin e falimentimit të Shqipërisë përmes satrapëve të tij këtu, me Ramën në krye. Në këtë kauzë u bashkuan herët gazetari Armir Shkurti, Aulon Kalaja, Basir Çollaku etj. Ky grupim ka qenë tepër aktiv gjatë fushatës presidenciale në SHBA, në mbështje të presidentit Trump, të cilin e konsideroi si shpëtim për SHBA dhe Shqipërinë nga kanceri Soros.

Tashmë ky grupim ka marrë trajtë formale , duke u kthyer në lëvizje politike të mirëfilltë. Natyrisht që emrin ia ka vendosur vetë vetes, nisur nga objektivi i aktivitetit të tij politik dhe shoqëror…

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*