I zgërdhiu përfundimisht socialistët Edi dje. Ja si ua futi. Koçi Fosi

Rilindja dhe PS -ja legalizohen si afendiko – argat brenda të njejtës sigël. Asambleja e PS (domethënë rilindja) vendosi dje që drejtuesit e partisë në bazë (kryetar, sekretar etj) e kanë të ndaluar të bëjnë karierë në pushtet ( ministër, deputet, kryetar bashkie…). Ndërsa Rama, si kryetar partie në qendër është përjashtim!  Ai u bën të dyja!

C’do të thotë?

Punon kali e ha gomari!! Fushatat do t’i mbajë mbi kurriz PS e rrethit. Ata do mbajnë presionin, tensionin, përgjegjësitë, kostot. Ata do ta hanë po humbën. Ndërsa në fitore, ata do hanë të sharat, mëritë, pakënaqësitë, por do shërbejnë dhe si ngushëllim: “Ja, as ne s’morëm gjë”. Në kuvend do të shkojnë të tjerë. Ministra do bëhen të tjerë e po ashtu dhe kryetarë bashkie. E përsëris: Vetëm Edi bën përjashtim. Ai është edhe kryetar edhe kryeministër.

Po baza ç’mendon?

Ia mbylli gojën dje edhe bazës Edi, me kodin e etikës. Të parin akt që nënshkroi si kryeministër qe kodi i etikës. Sipas tij ministrat nuk kishin të drejtë të flusnin për publikun pa lejen e tij. Akti më arrigant kundër transparencës së qeverisjes , lirisë së informacionit dhe fjalës së lirë.

Dje këtë akt e kreu edhe kundër partisë së tij. Edhe në PPSH – në e Enver Hoxhës thuhej të paktën formalisht : “Cilido , pa frikë e me shkronja të mëdha të thotë ç’mendon….”. Në PS – në e Edvinit mund të përjashtohesh po fole!

Kush të mos flasë?

Socialistët! Ata ka të ngjarë ta ndjejnë fort të hipurë  e rilindjes, por aktet e djeshme s’do ti lenë as të qajnë….

 

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*