Ilir Beqaj, i ndjeri baba dhe mallkimi i Enver Hoxhës për emrin.

Në kohën e diktaturës i ndjeri Hamit Beqja kishte shkruar një fjalim të Enverit për çështje të arsimit. Teksa Enveri lexonte të gjithë mbanin shënim … përveç autorit, prof Hamitit, i cili kishte nxjerrë sytë mbi atë fjalim duke e qëndisur gërmë për gërmë.

– Hamdi, pse nuk mban shënime ti? – i thotë Enveri

– Hamid….shoku Enver – guxon profesori

– Hamdi të thom! – këmbëngul udhëheqësi, dhe për ca kohë profesorin nuk e patën me sy të mirë…

 

1Kjo është firma e të birit, Ilirit, sot Ministër i Shëndetësisë, në një dokument zyrtar. Me shkrim shtypi mbiemri është BEQAJ ndërsa firma është BEQJA.

Hamid apo Hamdi? Beqaj apo Beqja? Mallkimi i Enverit nuk po u ndahet babë e bir në emër e mbiemër. Nuk është çudi t’i hapë probleme ministrit në Ligjin e Dekriminalizimit, për identitet të dyfishtë….

 

 

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*