Ilir Meta dhe Lulzim Basha  në koalicion bashkë mot për zgjedhje

Kryetari i PD Lulzim Basha dhe Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, gjate nje konference me teme, "Reformimi i Sistemit Gjyqesor ne Shqiperi", organizuar ne hotel Tirana./r/n/r/nLeader of the Democratic Party Lulzim Basha and Parliament Speaker Ilir Meta, Minister Of Justice, at the “Reforming the Judicial system in Albania” Conference.

Nga Korça sot kryetari i LSI, njëkohësisht edhe i Kuvendit ka dhënë një mesazh shumë interesant, që nuk do shumë të përkthehet si preteksti i artë i një koalicioni të shpejtë PD – LSI: hashashi. Ilir Meta ka thënë se e ardhmja e vendit nuk është droga por bujqësi, turizmi etj , duke i bërë thirrje edhe ndërkombëtarëve të mos qëndrojnë indiferentë.

Duke qenë se argumenti i PD – së pas humbjes së Dibrës ishte “fitoi mafia”, duke blerë votat me paratë e drogës, besohet (por asnjëherë nuk i dihet Bashës) se ky argument do të dominojë deri në zgjedhjet e ardhshme e do të jetë kalë beteje. Fakti që sot i bashkohet kësaj teze edhe kryetari i LSI – së (i cili është një shahist i rangut ndërkombëtar në llogaritjen e lëvizjeve dhe saktësinë e fjalëve ) lë të kuptohet një rreth kauzës antidrogë e antimafia mund të bashkohen lehtësisht dy ish aleatët. Askush nuk mund t’i stigmatizojë se përse u ribashkuan, kur në lojë është një çëshje kaq madhore si droga dhe mafia.

 

 

 

 

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*