Ilir Vrenozi me buqetë spinaqi pret Edi Ramën. Alarmohet garda.

Ilir Vrenozi, personazhi shumë i famshëm i Korçës pèr replikat me Ramën lidhur me varfërinë dhe padrejtësitë, sot ka zgjedhur një formë origjinale proteste.

Në orën 18 kryeministri ka një takim me “votuesit e rinj” tek Parku. Vrenozi ka dalë për ta pritur me një …buqetë spinaqi të freskët në dorë, si simbol i “mirëqenies” që solli rilindja këto vite për të dhe qytetin e tij si dhe pèr masivizimin e hashashit. ” Ne barin e hamë e nuk e pimë”! – është sllogani i Ilir Vrenozit.

Gjesti i Vrenozit ka vënë në alarm rilindjen e Korçës që ka.mobilizuar gardën të mbajë larg tubimit figurën e njohur e simpatike të Korçës.

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*