IMPORTI PLEHRAT KURRË, MBETJET JO, LËNDA E PARË – NUK E DI, ULEMI, STUDIOJMË E FLASIM. Nga Sazan GURI

Në këtë pozicion qytetari të thjesht, ku unë ende frigohem nga pasiguria e kontrolleve shqiptare, nga zullumi pa fre i inspektorëve kudo që ndodhen, nga mungesa e profesionalizmit, nga mungesa e teknikave, etj., nuk lëviz asnjë prejse nga çkam qenë e çkam bërë për këtë çështje e për këtë vend.
Mbetje që kur nuk kanë vlerë quhen plehëra. Me këto s’kemi punë. Pjesa që ka vlerë, e cila duhet të konsiderohet mall me vlerë, sepse ka kosto, energji, fuqi puntore, natyrë, etj., quhet mbetje. As me këto nuk mund të kemi punë, për shkak të pasigurive të mësipërme.
A nuk mundet të krijojmë një forum ekspertësh në ndihmë të politikanëve që ndërrojnë patllaken, në ndihmë të qyterarëve që nuk mund t’ia dalin dot vetëm pa klasën e ekspertëve, ndryshe pse popull latin ka lënë shprehjen “credito l’experto”? Gjithsesi janë disa çështje që duhen marrë në konsideratë.
Si është më mirë që të pritet dru në Pukë e në Lurë ende, dhe të bëjmë letra apo të marrim tallash nga Kosova për të bërë një letër të kategorisë së dytë?
Si do jetë më mirë që të merret mineral boksiti në Dajt për të fituar Alumin që gjatë procesit bën një ndotje alarmante, apo të marrim copa të vogla alumini nga mbetjet teknologjike të fabrikave në Mal të zi që po na ndosin pa masë Liqenin e Shkodrës, dhe të nxjerim këtë metal në formë lingote për tregun botëror.
Po rastet, kur një Francez i thot Gazment Toskës (shtetas francez) për fabrikat e tij në Berat që mban 400 puntorë dhe i vetmi që fut euro në shqipëri – urdhëro 100 ton fill të dorës dytë 50cm, jo të dorës së parë 50cm egjyptian dhe m’i kthe në çarçaf po 100 ton.
Si është më e udhës, të përpunojmë gomat, teknologjia e së cilës nuk shpëton pa ndotje apo të marrim pluhurin e saj për nevoja fusha futbolli, tartane, etj. Pra, në të gjitha këto raste, ku mbetjet në ajër janë zero, mbetjet e ngurta janë zero, mbetje të lëngëta nuk kanë, a nuk d.t th që të paktën të ulemi e ‘kuvendiazimo’ sado pak, kur thotë greku.
Kujdes! Për të trija këto lloj mbetje (plehëra, mbetje e zakonshme dhe mbetje lëndë e parë) në asnjë rast nuk po themi që të vijnë. Madje për dy të parat nuk pranojnë diskutim apo bashkëbisedim, por për të tretën, të paktën të ulemi, fillimisht me studim, pastaj me ballafaqim e mbrojtje në mixhilis me qytetarë, ku ekspertët flasin dhe qytetarët e politikanët dëgjojnë, pastaj këta të fundit vendojnë.
Do të jetë një studim që nuk është bërë kurrë për të cilën jemi lutur qyshkur (2008), se SI, QYSH, ÇFARË, KU, PSE DHE KUR, mund të na vijnë ose jo zonjat lëndë e parë, fillimisht me projekt pilot, ku populli me komisione qytetarësh teston tregun, doganat, pikat e kontrollit, know how – dituritë, kualifikimet, teknikën e kontrollit dhe pastaj ulemi prapë e flasim se çfarë mund të bëhet.
A ka ndonjeri të na thoj si zgjidhet ky ngërç? Nga njera anë, klasë politike që njëherë e bën dhe më pas e zhbën, dhe qytetarë që me të drejt frigohen për pasiguritë që ka vendi dhe ekspertë që tuten e nuk flasin, dhe kur ndonjeri bëzan si lën gjë pa i than. Nga njera ana klasa politike që kërkon kategorikisht po-në dhe një pjesë jo e vogël e qytetarëve që mendojnë kategorikisht jo.
Pyetja është a mund të vazhdojmë edhe 25 vjet të tjera pa zgjidhje për mbetjet e vendit dhe me këtë situatë lufte?
A mund të vazhdojmë me të njëjtit kazan dhe marrëveshjet shejtan të taksambledhësve bashkiakë me kompanitë për mbledhjen e plehrave?
Pse kemi vetëm ne ngërç me mbetjet, megjithëse nuk marrim mbetje, vetëm japim apo eksportojmë?
Pse vendet e tjera japin e marrin dhe nuk kanë mbetje rrugëve, madje në shumë shtete ato nuk shihen, në ca të tjerë edhe kur i sheh janë të mbyllur me kazan plastik dhe te ne i ke 24/24orë përpara syve.
Ku janë miliona eurot për bla bla, sesi trajtohen mbetjet, ku kurrë nuk kam qenë pjesë e këtyre projekteve, sepse me dashje, me ngecje pa dashje apo me dëshirë të Zotit zgjodha rrugën e protestës, e librave, e këshillimeve, e studimeve deri në atë të medias, më sakt, o simbol o para, dhe pa mëdyshje zgjodha të parën dhe shumë nga ju qytetar prisni të më atemoni, sidomos ca gazetar e kryetarë apo si presidenti amerikan për Sakon dhe Vancetin, dy të pafajshmit puntorë italian, që urdhëroi vriteni se na duhen simbol.
Po dijeni se nuk ja u jap këtë mundësi, për aq kohë se nuk kam një cen nga e kaluara, nuk kam bërë kurrë pazare, nuk i kam shërbyer kurrë një personi, një klani apo një partie.
Ndaj hajt të kthejmë shembullin më negativ të europës në model pozitiv, duke motivuar çdo energji tonën drejt mbetjeve zero në vend, jo duke u marr me ç’është filani, por sesi trajtohet në rrugë integrale çdo lloj mbetje katrani. Si të bëjmë zero mbetjet e vendit, si t’i mos i djegim, dhe mbasi të kemi bërë zero këto tonat, ulemi e flasim për rastet nevojë vëndi për lëndë të parë nga ato të të tjerëve.
Kjo është energjia pozitive që duhet të na mbledh e t’na bashkoj dhe jo të na ndaj e përçudnoj.

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*