Indrit Hoxha, nismë për ligjin e Dekomunistizimit. Kërkesë për Bashën.

Sekretari i Burmeve Njerëzore në Forumin Rinor të Partisë Demokratike, Indrit Hoxha, njofton se do t’i kërkojë kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha të iniciojë Ligjin për Dekomunistizimin. Hoxha vjen nga një familje e persekutuar politike dhe që në moshë shumë të re ka kontribut shumë të madhe në FRPD dhe aktivitet të spikatur në Partinë Demokratike.

Ja dhe statusi i tij

Do ti kerkoj zyrtarisht Kryetarit te Partise Demokratike te Shqiperise Lulzim Basha nisjen e projekligjit te #DEKOMUNISTIZIMIT

Me ligjin e lustracionit te vitit 1993 asnje person si Fatmir Xhafa pra qe kishte qene hetues i diktatures nuk mund te futej ne parlament.Ligji u amendua ne vitin 98 dhe u hoqe lustracioni .Pas ardhjes se PD ne pushtet ne hartuam ligjin e ri te lustracionit e miratuam ne parlament por e hodhi posht gjykata kushtetuese ne konflikt te plote intersi .. Sot me shume se kurre shqiperia ka nevoje per #Dekomunistizimin dhe ju premtoj qe brenda pak ditesh do nis hartimin e ketij projekligji.

Fragmenti i publikuar ketu tregon momentin e votimit te antareve te Partise se Punes se Shqiperise, per nderrimin e emrit, nga Partia e Punes se Shqiperise (PPSH) ne Partia Socialiste e Shqiperise. Fjalen e rastit e mban Xhelil Gjoni, i cili paraqet disa variante sesi mund te jete emri i ri dhe me pas antaret votojne unanimisht emrin qe ka edhe sot Partia Socialiste e Shqiperise. Mbledhjen e drejton Spiro Dede. Drejtuesit e PPSH jane te njejtet me ata te PSSH.
Ne mungese te materialit filmik, audio eshte mbuluar me fotografine zyrtare te Kongresit te 10-te te PPSH.
Materiali eshte nxjerre me shkurtime nga Arkivi i Komitetit Qendror te Partise.

kliko ketu

 

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*