INVESTIGIMI: Si ia dha Veliaj me tender fiktiv sheshin Skënderbej klientit të tij. DOKUMENTI

NË tenderin për Fazën e Parë të “Rikualifikimit Urban të Sheshit Skënderbej” kanë hyrë tre firma. Por vetëm njëri i ka patur letrat në rregull. Dy të tjerat kanë paraqitur nga një letër bakalli, sa për të realizuar formalisht pjesmarrjen. Pra kanë qenë formalisht 3 kompani.

Sipas Buletinit Nr. 33 datë 22 Gusht 2016, faqja 89

njoftohet se

" kanë qënë pjesëmarrës në procedure këta ofertues me vlerat përkatëse të ofruara:

Operatori ekonomik “Shendelli” shpk"

NUIS K07924803N"

KËTU NUK ËSHTË VENDOSUR ASNJË VLERË! DOMETHËNË QË NJË KOMPANI, HYN NË TENDER PËR TË MARRË NJË PUNË ME RRETH 5 MILION EURO, POR S’MERR MUNDIMIN AS TË VENDOSË NJË SHIFËR??? 

NEJSE, VAZHDOJMË ME TË DYTIN:

"Operatori ekonomik “Everest” shpk

NUIS J78311921L

Vlera e ofertës = 0 (zero) lekë pa TVSH." ?!?!?!

EDHE KY, KA HYRË NË TENDER … ME BO PUNË PA LEKË? AHAHAHA!! EDHE PA TVSH PALE! 

PËRTEJ HUMORIT: MJAFTON KAQ PËR TË MARRË VESH SE QË TË DYJA KOMPANITË JANË REGJISTRUAR NË MËNYRË FIKTIVE DHE QË AUTOMATIKISHT FITON KY I FUNDIT. PARA SE TË JAPIM DETAJET E TJERA, TË MARRA COPY – PASTE NGA BULETINI, A NUK DO TA SHPALLNIT EDHE JU FITUES KËTË?

...."Operatori ekonomik “Fusha” shpk

NUIS J61922018S

Vlera e ofertës = 527,535,937 (pesëqind e njëzetë e shtatëmilion e pesëqind e tridhjetë e pesëmijëe nëntëqind e tridhjetë e shtatë) lekë pa TVSH.

BUKUR! KA HYRË PËR MBI 553 MILION LEKË DHE KA OFERTË MË TË VOGËL. DY TË TJERËT JANË SKUALIFIKUAR…KY MERITON TË JETË FITUESI!

SHIHNI SIDOQOFTË ARSYETIMIN NË BULETIN NGA ANA E BASHKISË SË LALIT:



.."Janë skualifikuar Operatorët ekonomik të mëposhtëm:

Përkatësisht për arsyet e mëposhtme:

Operatori ekonomik “Shendelli” shpk. Pas hapjes së ofertave, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave konstatoi se operatori ekonomik “Shendelli” shpk nuk ka paraqitur në sistemin elektronik ofertën ekonomike. Ky fakt i konstatuar nga të gjithë anëtarët e KVO-së u regjistrua në procesverbalin e vlerësimit të Ofertave.

Operatori ekonomik “Shendelli” shpk përvec Ekstraktin të Regjistrit Tregtar për të Dhënat e Subjektit, nuk ka paraqitur asnjë dokumentacion tjetër duke mos përmbushur asnjë nga Kriteret e Përgjithshme dhe Kriteret e Vecanta të Dokumetave Standarte të Tenderit.

Operatori ekonomik “Everest” Pas hapjes së ofertave, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave konstatoi se shoqëria “Everest” nuk kaparaqitur në sistemin elektronik ofertën ekonomike. Ky fakt i konstatuar nga të gjithë anëtarët e KVO-së u regjistrua në procesverbalin e vlerësimit të Ofertave.

Operatori ekonomik “Everest” përveç vërtetimit nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, nuk ka paraqitur asnjë dokumentacion tjetër duke mos përmbushur asnjë nga Kriteret e Përgjithshme dhe Kriteret e Veçanta të Dokumetave Standarte të Tenderit.

Duke iu referuar procedures së lartpërmendur, informojmë Operatorin ekonomik “Fusha” shpk, me adresë:Rruga “Murat Toptani”, godina nr. 25, Tiranë, se oferta e paraqitur, me një vlerë të përgjithshme prej 527,535,937 (pesëqind e njëzetë e shtatëmilion e pesëqind e tridhjetë e pesëmijë e nëntëqind e tridhjetë e shtatë) lekë pa TVSH, ështe identifikuar si oferta e suksesshme."

PRA MË E PAKTA QË DUHEJ TË BËNTE BASHKIA ËSHTË TË ANULONTE TENDERIN, PËR SHKAK SE DY PJESMARRËSIT NUK KANË PËRMBUSHUR ASNJË KRITER PËR NJË TENDER DHE SE REZULTATI VETVETIU ËSHTË I PËRCAKTUAR.

NDËRSA MË KORREKTJA DO TË QE DËRGIMI NË PROKURORI I KËSAJ ÇËSHTJEJE PËR TA HETUAR.

As njëra e as tjetra nuk ndodhën! Fusha. shpk fitoi pa konkurrent tenderin dhe mori rreth 5 milion eurot.

Historia nuk ka mbaruar…..

Për Vit të Ri Fusha. SHPK merr edhe gati 1 miliard lekë të tjera, të reja, ose mbi 7 milion euro, për Fazën e Dytë..

 

Në formularin që Bashkia i nis fituesit të Fazës së Dytë të punimeve në shesh, që është po ai i fazës së parë… thuhet shprehimisht:

"

Kriteret e për zgjedhjes së fituesit:  çmimimë iulëtoferta ekonomikisht më e favorshme

 

Njoftojmë se, kanë qënë pjesëmarrës në procedurë këta ofertues me vlerat përkatëse të ofruara:

 
  1. Operatori ekonomik “Fusha” shpk
NUIS J61922018S

                                                                                                                       

Vlera e ofertës =  978,878,878.78 (nëntëqind e shtatëdhjetë e tetë milion e tetëqind e shtatëdhjetë e tetë mijë e tetëqind e shtatëdhjetë e tetë pikë shtatëdhjetë e tetë) lekë pa TVSH.

 Janë skualifikuar Operatorët ekonomik të mëposhtëm:

 Nuk ka asnjë Operator ekonomik të skualifikuar"

PRA NUK KA ASNJË OPERATOR TË SKUALIFIKUAR DHE FITUES I VETËM FUSHA.SHPK DO TË THOTË SE NUK KA PATUR TJETËR VEÇ TIJ NË GARË.

FITUES I GARËS ME NJË GARUES? HALLALL LALI ERI!

 

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*