INVESTITORET E HUAJ, FADI MITRI DHE KESHILLAT E KRYEMINISTRIT . Nga Dritan KABA

Rama sot: Mos takoni gazetare e mos lexoni gazeta se ju pengojne ne sistemin tretes

Shume reale! Biznesmenet duhet te takojne e te gjejne gjuhen me shefat e Rames neper Shqiperi, se ndryshe e pesojne si Fadi Mitri, biznesmeni amerikano-libanez, qe u gjymtua nga bandat per ta detyruar te largohej nga investimi i tij. Keshtu qe degjojeni kryeministrin, nuk flet kot ai. Ndryshe …

…shikoni foton dhe do e kuptoni si do e pesoni!

Ortaket e Kryeministrit ju japin mundesine te fitoni me shume ose te beheni si Fadi Mitri. Pyesni Ramen ke te takoni para se te investoni dhe do jeni te sigurte. Aparati tretes duhet te funksionoje me ushqimin qe ju hedh Kryeministri. Pertypni ate kafshate, qe ai ju jep, ndryshe do ngeleni pa ngrene. Me kujdes zgjedhjen e mbrojtesve tuaj ne Shqiperi. Pyesni drejtoret e policive, qe t’ju japin emrat e atyre qe do behen garant te investimeve tuaja. Mos pyesni sherbimet e inteligjences ne vendet tuaja, as ato policore, se ata jane pjese e nje kazani te madh, qe komplotojne se bashku ndaj Liderit Global. Nese ne krah do keni dike qe merret me trafikun e droges ose ka pasur elemnte te tille ne biografine e tij, jeni shume te sigurte. Askush nuk do guxoje te preke investimin tuaj, kundrejt nje pagese, e cila diskutohet ne nje dreke me pak vere buze detiti.

Kini kujdes, se rastesisht permendni korrupsionin ose presionet e te forteve, atehere realisht jeni te humbur. Keto biseda nuk mund t’i beni as me ambasadoret tuaj, se kush e di i shkojne ne vesh te Kryeministrit rastesiht. Para se te zgjidhni “mbrojtesin” tuaj hyjnor, takoni qytetare te zakonshem dhe pyetini, kush eshte ai qe ka mik Kryeministrin dhe i ka bere presion ose ju ka dhene para per voten, ai eshte njeriu i duhur. Shqiperia eshte vendi i mundesive te medha. Ketu mund te gjeni para te shumta per t’i pastruar ne investimet tuaja. Por pa keto nuk mund te hidhni as nje hap, nuk mund te thithni as ajrin, jo me te investoni.

Mendojeni mire kete. Eshte oferte qe ju vjen vetem njehere. Ndryshe, perfundoni si Mitri. Kjo eshte Shqiperia e rilindur, ju lutem respektoni rregullat e saj

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*